Përurohet obelisku kushtuar Jakup Krasniqit në vendlindjen e tij në Negroc

Përurohet obelisku kushtuar Jakup Krasniqit në vendlindjen e tij në Negroc

Përurohet obelisku kushtuar Jakup Krasniqit në vendlindjen e tij në Negroc

Në hyrje të fshatit Negroc të Drenasit është përuruar të enjten obelisku kushtuar Jakup Krasniqit, ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Sponsor 3M Express

Në kuadër të ceremonisë është bërë edhe zbulimi i mbishkrimit me tri shkronjat “UÇK”, të vendosura në pjesën e sipërme të obeliskut.

Në objektin përkujtimor janë vendosur edhe fotografi të Jakup Krasniqit dhe komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ndërsa në pjesën qendrore të tij shkruhet: “Mirë se vini në Negroc, fshatin e Jakup Krasniqit”.

Përurimi i obeliskut vjen si një nderim për figurën e Krasniqit, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë, ku po gjykohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Krasniqi kishte qëndruar për katër ditë në Kosovë, pasi Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara kishte miratuar kërkesën për vizitë humanitare.

Ai kishte arritur në Kosovë më 18 nëntor, ndërsa pas përfundimit të vizitës ishte kthyer në Hagë.

Dhomat e Specializuara kishin bërë të ditur se kjo ishte vizita e 15-të e një personi të paraburgosur në Kosovë, e urdhëruar nga gjykatësit për arsye humanitare dhe e organizuar nga vetë gjykata.

“Jakup Krasniqi u kthye sot në Hagë pas vizitës së urdhëruar nga Trupi Gjykues për arsye humanitare bindëse”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Krasniqi kishte qëndruar pranë familjes së tij në Prishtinë, ndërsa netët i kishte kaluar në objektin e EULEX-it në Fushë Kosovë. Vizita ishte zhvilluar nën masa të veçanta sigurie. /Telegrafi/

Lexo edhe

Vëllai i Jakup Krasniqit për praninë e Eulex-it: Kush ndihet mirë me i hy një i huaj në shtëpi?

Vëllai i Jakup Krasniqit për praninë e Eulex-it: Kush ndihet mirë me i hy një i huaj në shtëpi?

Moment prekës në seancën në Apel, babai kërkon ta përqafojë të birin që tentoi ta vriste

Moment prekës në seancën në Apel, babai kërkon ta përqafojë të birin që tentoi ta vriste

Nelson Hysa befason me deklaratën para meçit me Kabayelin: Kam luftuar me boksierë më të mirë se ai

Nelson Hysa befason me deklaratën para meçit me Kabayelin: Kam luftuar me boksierë më të mirë se ai