Përplasje në Asamblenë e PS-së, Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit, por kundërshtimet brenda PS-së ndalin votimin

Përplasje në Asamblenë e PS-së, Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit, por kundërshtimet brenda PS-së ndalin votimin

Përplasje në Asamblenë e PS-së, Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit, por kundërshtimet brenda PS-së ndalin votimin

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Partia Socialiste, por çështja nuk është hedhur në votim në Asamblenë Kombëtare, pas kundërshtimeve që ka ngjallur brenda mbledhjes. Reagimi i vetë Spiropalit dhe mbështetja që ajo ka marrë nga Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erion Braçe kanë bërë që kërkesa e kryetarit të PS-së të mos kalojë në votim.

Sponsor 3M Express

Debati mes Ramës dhe Spiropalit është shoqëruar edhe me replika të drejtpërdrejta. Kryeministri i është drejtuar asaj me një krahasim historik, duke i thënë: “Unë për ty kam qenë Skënderbeu dhe ti ishe Mamica, por ti i re shtëpisë tënde me gur dhe u bëre flamingo”.

Spiropali i është përgjigjur se qëndrimet e saj nuk kanë qenë kundër Edi Ramës, por kundër mënyrës se si, sipas saj, disa persona po përpiqen të shfrytëzojnë Partinë Socialiste. “Unë nuk kam qenë kundër teje, por kundër mënyrës si zgjidhen ministrat dhe drejtorët, dhe atyre që abuzojnë me pushtetin dhe shfrytëzojnë Partinë Socialiste. Nëse kjo duket si flamingo, atëherë unë jam një flamingo. Kam qenë kryetare e Kuvendit, nuk ka procedure qe me perjashton”, mësohet të jetë shprehur Spiropali.

Kundër përjashtimit janë shprehur edhe figura të tjera të Partisë Socialiste. Fatmir Xhafaj ka kërkuar që ndaj Spiropalit dhe Plarent Ndrecës të merren masa, por jo të shkohet deri te largimi i tyre nga partia. Edhe Pandeli Majko dhe Erion Braçe kanë mbështetur qëndrimin kunder perjashtimeve, shkruan TCH.

Përveç debatit për përjashtimet, një tjetër çështje e rëndësishme në Asamblenë e sotme është riorganizimi i drejtimit politik të Partisë Socialiste.

Drejtimin politik, me dy bashkëkryetarë, i PS-së për qarkun Tiranë, Rama ua besoi Albana Koçiut dhe Ervin Demos. Dy emrat pritet të marrin përgjegjësinë për organizimin dhe koordinimin e strukturave socialiste në kryeqytet, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Asambleja Kombëtare nisi punimet me një fjalë të kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi ndërprerjen e transmetimit për mediat, me argumentin se dëshironte të ndante fillimisht disa mesazhe me anëtarët e forumit.

Në pjesën e hapur për mediat, Rama u ndal te procesi i integrimit europian, duke e cilësuar historik rekomandimin e Komisionit Europian për nisjen në vitin 2027 të përgatitjeve për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai kërkoi mobilizimin e strukturave socialiste në të gjithë vendin, në funksion të zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027.

Kjo është mbledhja e parë e Asamblesë Kombëtare të PS-së pas rreth nëntë muajsh dhe zhvillohet në një moment kur mazhoranca po përgatitet për zgjedhjet vendore, ndërsa përballet me protestat e studenteve dhe partive opozitare ne shesh.

Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për t’i besuar drejtimin e strukturave të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, së bashku me Albana Koçiun, Ervin Demo ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shprehur mirënjohjen për besimin e dhënë nga kryetari i PS-së, Edi Rama, dhe anëtarët e Asamblesë Kombëtare.

Ai thekson se puna politike duhet të mbështetet te përgjegjësia individuale, puna në ekip dhe komunikimi i vazhdueshëm me qytetarët, njohjen e problemeve të tyre dhe angazhimin për t’i zgjidhur ato.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Italia gjobit Metën me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë e 20 milionë përdoruesve pa pëlqim

Italia gjobit Metën me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë e 20 milionë përdoruesve pa pëlqim

Shyhretja publikon fotografi të ëmbël me nipin e vogël: Na i mbushe zemrat plot

Shyhretja publikon fotografi të ëmbël me nipin e vogël: Na i mbushe zemrat plot

Policia irlandeze zbulon një pajisje shpërthyese pranë vendit ku liderët botërorë darkuan një ditë më parë

Policia irlandeze zbulon një pajisje shpërthyese pranë vendit ku liderët botërorë darkuan një ditë më parë