Përplasja mes fqinjëve në Prishtinë përfundon me goditje me kokë e fshesë dhe kërcënime – njëri në ndalim

Një mosmarrëveshje mes fqinjëve në Prishtinë ka eskaluar në sulm fizik dhe kërcënime, duke përfunduar me ndërhyrjen e Policisë dhe ndalimin e njërit prej të dyshuarve për 48 orë, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të enjten, më 26 nëntor, rreth orës 12:50, në rrugën “Shaban Shala” në kryeqytet.

Sipas burimeve të Sinjalit, ankuesit janë N.B, rreth 59 vjeç dhe bashkëshortja e tij, S.B, ndërsa të dyshuarit janë Alban Berisha dhe Adnan Berisha.

Pas pranimit të informatës për mosmarrëveshjen, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar palët, të cilat më pas janë shoqëruar në Stacionin Policor Veriu për intervistim.

Para hetuesve, N. B. ka deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga Alban Berisha, i cili dyshohet se e kishte goditur me kokë dhe me një fshesë dore.

Ndërkaq, Adnan Berisha dyshohet se e kishte kërcënuar dhe ofenduar 59-vjeçarin.

N.B. nuk ka pranuar të marrë trajtim mjekësor, ndërsa Alban Berisha është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosja”.

Me vendim të Prokurorit, Alban Berisha është ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kurti përfaqëson Kosovën në Samitin për Planin e rritjes në Tiranë

Kurti përfaqëson Kosovën në Samitin për Planin e rritjes në Tiranë

Trajneri i Nottingham Forest shpërthen ndaj lojtarëve të tij: “Kanë katër vite këtu dhe ende nuk dinë anglisht

Trajneri i Nottingham Forest shpërthen ndaj lojtarëve të tij: “Kanë katër vite këtu dhe ende nuk dinë anglisht

Kualifikimet për Botërorin e vitit 2027: Italia triumfon ndaj Turqisë, rrit gjasat për plasman në Mundobasket

Kualifikimet për Botërorin e vitit 2027: Italia triumfon ndaj Turqisë, rrit gjasat për plasman në Mundobasket