“Përparim Ramën a?” – Pyetja e Anjezës ndaj Zojës bëhet virale në internet

“Përparim Ramën a?” – Pyetja e Anjezës ndaj Zojës bëhet virale në internet

“Përparim Ramën a?” – Pyetja e Anjezës ndaj Zojës bëhet virale në internet

Një diskutim mes Anjezës dhe Zojës është bërë viral në rrjetet sociale, duke u kthyer në një meme që po shpërndahet gjerësisht nga ndjekësit.

Sponsor 3M Express

Në pamjet që kanë bërë xhiron e rrjetit, shihen dy banoret teksa debatojnë, ndërsa diskutimi merr edhe nota ironie dhe humori nga ana e Anjezës.

Gjatë bisedës, Zoja po i fliste Anjezës për punën dhe angazhimet e saj.

“Unë punoj se unë e du punën, unë e dua punën, unë e du përparimin”, i thoshte Zoja Anjezës gjatë diskutimit.

Por ishte Anjeza ajo që e ktheu bisedën në një moment humoristik, duke i bërë një pyetje që përfshinte emrin e kryetarit të Prishtinës.

“Përparim Ramën a?”, i tha Anjeza me ironi.

Ky moment nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët e morën diskutimin dhe e edituan videon duke shtuar edhe një reagim të supozuar të Përparim Ramës nga një intervistë e tij e mëparshme.

Kështu, biseda mes dy banoreve u shndërrua në një meme që po qarkullon në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Lexo edhe

Raphinha po shkruan historinë te Barcelona, braziliani pritet të nënshkruajë kontratën e re deri më 2030

Raphinha po shkruan historinë te Barcelona, braziliani pritet të nënshkruajë kontratën e re deri më 2030

A po lind një çift i ri në BBVK? Dy banorë përqafohen para kamerave

A po lind një çift i ri në BBVK? Dy banorë përqafohen para kamerave

“Mjekët i thoshin se shihte mirë, por ai kishte keratokonus” – oftalmologia Rrona Gjini rrëfen rastin e një pacienti

“Mjekët i thoshin se shihte mirë, por ai kishte keratokonus” – oftalmologia Rrona Gjini rrëfen rastin e një pacienti