Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama do të intervistohet sot, më 30.10.2026, nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

KALLXO.com merr vesh se intervistimi i tij është planifikuar rreth orës 13:30 dhe do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.
Burime të KALLXO.com kanë bërë të ditur se kryetari Rama do të intervistohet për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.
KALLXO.com e ka kontaktuar dhe pyetur Prokurorinë Speciale për këtë çështje, por nuk ka kthyer përgjigje deri në publikimin e lajmit.
Kryeqyteti më 22.07.2022 kishte hapur tender për “Konsulencë për themelimin e Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit për nevojat e Komunës së Prishtinës”.
Vlera e tenderit ka qenë 12 milionë euro ndërsa kohëzgjatja e kontratës do të jetë 36 muaj.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kishte deklaruar në “Kallxo Përnime” se komunës i nevojitet “Arkitekti i kryeqytetit” pasi administrata e kryeqytetit nuk ka aftësi të bëjë një numër të madh të projekteve.
Mirëpo, shuma e tenderit për këtë projekt, është kritikuar në vazhdimësi nga opozita në Prishtinë si dhe shoqëria civile.




