Përparim Rama konfirmon kandidaturën për kryetar të LDK-së, kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Përparim Rama konfirmon kandidaturën për kryetar të LDK-së, kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Përparim Rama konfirmon kandidaturën për kryetar të LDK-së, kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e brendshme të partisë, të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Sponsor 3M Express

Në një deklarim për media, Rama i ka bërë thirrje kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku që të japë dorëheqje nga kjo pozitë.

“Do të jem kandidat për kryetar të LDK-së. Jam dëshmuar në Prishtinë, jam rizgjedhur, e kam pru LDK-në të parën në Prishtinë. Mendoj që kishte bërë mirë të dorëhiqet Abdixhiku. Ashtu duhet me bë”, ka deklaruar Rama.

Përparim Rama u prezantua si kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës nga vetë Abdixhiku në vitin 2021, kur ai nuk kishte përvojë të mëparshme në politikë dhe njihej kryesisht si arkitekt dhe urbanist me përvojë ndërkombëtare.

Rama fitoi zgjedhjet lokale në Prishtinë në vitin 2021 dhe u rizgjodh në vitin 2025, të dyja herët nën siglën e LDK-së.

Megjithatë, ai ka deklaruar vazhdimisht se nuk është anëtar i LDK-së.

Me konfirmimin e kandidaturës dhe kërkesën për dorëheqjen e Abdixhikut, Rama ka bërë të ditur synimin e tij për të garuar për udhëheqjen e partisë në zgjedhjet e ardhshme të brendshme. /Telegrafi/

Lexo edhe

Inspektorët mbikëqyrin fazat e betonimit në objektet ndërtimore në Fushë Kosovë

Inspektorët mbikëqyrin fazat e betonimit në objektet ndërtimore në Fushë Kosovë

Lewandowski zbulon favoritët për Topin e Artë: Mbështet Yamal, por mahnitet nga Olise

Lewandowski zbulon favoritët për Topin e Artë: Mbështet Yamal, por mahnitet nga Olise

As ulëset e betonit nuk i bindin protestuesit, refuzohet sërish dialogu me Ramën

As ulëset e betonit nuk i bindin protestuesit, refuzohet sërish dialogu me Ramën

Përparim Rama konfirmon kandidaturën për kryetar të LDK-së, kërkon dorëheqjen e Abdixhikut | Momenti