Përmbyset një mjet sportiv në Has, humb jetën një kosovar dhe plagoset vëllai i tij

Një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij është plagosur, pas përmbysjes së një mjeti sportiv mbrëmjen e së shtunës në Has.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj. Mjeti që drejtohej nga shtetasi A. Q., 46 vjeç, dyshohet se është përmbysur aksidentalisht, duke i shkaktuar vdekjen drejtuesit.

Sponsor 3M Express

Vëllai i tij, V. Q., 38 vjeç, i cili ishte pasagjer, është dërguar në Spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Haliti rrëfen për periudhën kur u transferua në Shqipëri dhe ku qëndronte dallimi kryesor mes dy kampionateve atë kohë

Salla plot, humor dhe muzikë, Shqip Up Comedy mbyll me sukses natën e parë në Cyrih

Kina po ua merr tregun evropianëve, veturat e saj kushtojnë mbi 10 mijë euro më pak