Përleshje në protestat në Francë, të paktën 290 të arrestuar

Përleshje në protestat në Francë, të paktën 290 të arrestuar

Përleshje në protestat në Francë, të paktën 290 të arrestuar

Demonstratat e së shtunës në Paris u shoqëruan me përleshje mes protestuesve dhe policisë, ndërsa trazira u raportuan edhe në qytete të tjera të Francës. Të paktën 290 persona janë arrestuar në të gjithë vendin.

Në protestat ku morën pjesë studentë, sindikata dhe pjesëtarë të lëvizjes së Jelekverdhëve, ndaj policisë u hodhën sende dhe fishekzjarre. Forcat e rendit ndërhynë me gaz lotsjellës, ndërsa gjatë incidenteve pati edhe të lënduar.

Sponsor 3M Express

Në një nga përleshjet, një koktej molotovi i vuri flakën këmbës së një polici. Një protestues ndërhyri për ta ndihmuar.

Tubimi në Paris nisi paqësisht, por më pas u përshkallëzua në dhunë. Sipas policisë, incidentet u shkaktuan nga një grup prej disa qindra personash.

Ministria e Brendshme franceze njoftoi angazhimin e 70 mijë policëve në të gjithë vendin për të parandaluar trazirat. Autoritetet vlerësuan se në demonstrata morën pjesë rreth 320 mijë qytetarë, ndërsa organizatat rinore pretenduan se pjesëmarrja arriti në 500 mijë.

Përveç Parisit, incidente u regjistruan edhe në Lion, Marsejë dhe Bordo.

Protestuesit kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës, çmimet e larta të karburanteve dhe inflacionin, duke akuzuar qeverinë për mungesë veprimi.

Sipas ERT-së, grupe demonstruesish u mblodhën në Bastijë dhe tentuan të lëviznin drejt qendrës së Parisit, pavarësisht orës policore në fuqi. Policia ndërhyri për t’i penguar.

Sindikatat kanë paralajmëruar një tjetër mobilizim për të enjten, më 5 nëntor. Ndërkohë, nxënësit kanë njoftuar bllokimin e shkollave të mesme të martën dhe të enjten, në vazhdim të protestave kundër qeverisë.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV-së

Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV-së

Nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike për të Rinj “Dakar 2026”, Kosova përfaqësohet me tri sportiste

Nisin zyrtarisht Lojërat Olimpike për të Rinj “Dakar 2026”, Kosova përfaqësohet me tri sportiste

“Sateliti me Al” i Google dërgon përgjigjen e parë nga orbita drejt Tokës

“Sateliti me Al” i Google dërgon përgjigjen e parë nga orbita drejt Tokës