Përleshje mes tre personave në Vushtrri, në rast përfshihet edhe një pjesëtar i FSK-së – Sinjali zbulon emrat e të dyshuarve

Një mosmarrëveshje verbale mes tre personave në fshatin Oshlan të Vushtrrisë ka përfunduar me përleshje fizike dhe ndërhyrjen e Policisë. Në mesin e të përfshirëve është edhe një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili në momentin e incidentit ishte jashtë detyrës zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se në rast janë përfshirë Lavdim Brahimi, rreth 46-vjeçar, Argjent Brahimi, rreth 24-vjeçar dhe A.B., pjesëtar i FSK-së.

Ngjarja ka ndodhur të premten, më 23 tetor 2026, rreth orës 19:20, në rrugën “Arsim Brahimi”, në fshatin Oshlan.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Policia është njoftuar për një rrahje mes disa personave, me ç’rast një njësi patrulluese është dërguar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Në lokacion janë hasur personat e përfshirë në incident, të cilët janë shoqëruar në Stacionin Policor për intervistim.

Nga informacionet fillestare rezulton se gjithçka kishte nisur me një mosmarrëveshje verbale mes tre personave, e cila më pas kishte eskaluar në përleshje fizike.

Si pasojë e incidentit, njëri nga personat e përfshirë ka marrë lëndime trupore dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Në kuadër të trajtimit të rastit është evidentuar edhe dëshmitari F.B., rreth 51-vjeçar.

Pas intervistimit të palëve dhe konsultimit me Prokurorinë, rasti është ndarë në dy vepra penale.

Ndaj pjesëtarit të FSK-së, A.B., dhe Argjent Brahimit është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa ndaj Lavdim Brahimit është iniciuar rasti për veprën penale “Sulmi”.

Të tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rrethanat që çuan deri te përleshja mbeten pjesë e hetimeve.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Axios alarmon: Irani dyshohet se po planifikon sulme vdekjeprurëse ndaj zyrtarëve amerikanë

Axios alarmon: Irani dyshohet se po planifikon sulme vdekjeprurëse ndaj zyrtarëve amerikanë

Janevska: Kushtet në konviktin “Stiv Naumov” janë të shkëlqyera, disa probleme të vogla po rregullohen nga kompania realizuese

Janevska: Kushtet në konviktin “Stiv Naumov” janë të shkëlqyera, disa probleme të vogla po rregullohen nga kompania realizuese

“Mashtrim” dhe “Mashtrim kompjuterik” me ‘Call Center’, kërkohet paraburgim ndaj nëntë të pandehurve

“Mashtrim” dhe “Mashtrim kompjuterik” me ‘Call Center’, kërkohet paraburgim ndaj nëntë të pandehurve