Përleshje fizike në katër qendra votimi në Dolevac të Serbisë, rreth 30 persona sulmojnë anëtarët e këshillave zgjedhorë

Në qendrat e votimit 22, 25, 27 dhe 32 në Dolevac të Serbisë kanë ndodhur përleshje fizike, sipas Grupit Joformal të Studentëve nga Nishi.

Sponsor 3M Express

Ata paralajmëruan se këto incidente kanë cenuar sigurinë e anëtarëve të këshillave zgjedhorë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, transmeton Telegrafi.

Dragana Milutinoviq, avokate dhe anëtare e Asamblesë së qytetit të Nishit, deklaroi se rreth 30 persona i kanë sulmuar fizikisht dhe verbalisht anëtarët e këshillit zgjedhor, gjë që e shtyu atë të kontaktonte policinë.

Sipas saj, efektivët e policisë mbërritën në qendrën e votimit, por nuk hynë brenda ambienteve.

“Policia mbërriti në qendrën e votimit, por nuk hyri brenda. Ata pretenduan se nuk mund të hynin, pasi nuk ishin thirrur nga anëtarët e këshillit zgjedhor”, deklaroi Milutinoviq.

Studentët konfirmuan se policia ishte kontaktuar dhe ndodhej jashtë qendrave të votimit. Sipas tyre, policia nuk kishte ndërhyrë ende, me shpjegimin se nuk ishte bërë asnjë kërkesë nga kryetari i këshillit zgjedhor.

Sipas Grupit Joformal të Studentëve nga Nishi, në vendngjarje ndodhen avokatë, të cilët kërkojnë veprim të menjëhershëm nga ana e policisë.

“Kërkojmë që autoritetet kompetente të marrin pa vonesë të gjitha masat e nevojshme brenda juridiksionit të tyre, të garantojnë sigurinë e anëtarëve të këshillave zgjedhorë dhe të qytetarëve, si dhe të mundësojnë ushtrimin e papenguar të së drejtës së votës”, deklaruan studentët.

Ata shtuan se presin që autoritetet të ndërmarrin veprime për të vendosur rendin dhe për të mbrojtur të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sonte sytë nga El Clasico – Barcelona dhe Real Madridi përballen në “Camp Nou”

Sonte sytë nga El Clasico – Barcelona dhe Real Madridi përballen në “Camp Nou”

Kaos në shkollat e Prishtinës: Grevë, mbeturina dhe paga të vonuara – kush mban përgjegjësi?

Kaos në shkollat e Prishtinës: Grevë, mbeturina dhe paga të vonuara – kush mban përgjegjësi?

Fantastike: Enis Zeqiri merr ftesën e parë te Sonderjyske, mund të debutojë në Superligën e Danimarkës

Fantastike: Enis Zeqiri merr ftesën e parë te Sonderjyske, mund të debutojë në Superligën e Danimarkës

Përleshje fizike në katër qendra votimi në Dolevac të Serbisë, rreth 30 persona sulmojnë anëtarët e këshillave zgjedhorë | Momenti