Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit

Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, Kapiteneria e Portit Detar Vlorë ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të kapitenerisë së portit detar të Vlorës duke filluar nga ora 16:00 e kësaj të mërkure, 11 nëntor, deri në orën 06:00 të mëngjesit të së shtunës, 14 nëntor, është ndaluar lundrimi për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës si dhe në det të hapur.

Parashikimet meteorologjike bëjnë me dije se pritet erë nga drejtimi jug-juglindje, me forcë 7-8 ballë, shpejtësi 20-35 m/s dhe dallgë me lartësi nga 2 deri në 4.5 metra, raporton euronews.al.

Për të shmangur çdo rrezik apo situatë emergjente, autoritetet u kanë kërkuar të gjitha subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë të marrin masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port, si dhe për rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vijojnë të operojnë normalisht, sipas destinacioneve përkatëse.

Trageti i linjës me Brindisin ka dal në Radë, në det të hapur për të shmangur dëmtimet që vijnë nga moti i keq.

Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të mëngjesit të së shtunës, 14 nëntor.

Lexo edhe

Bellingham rrëfen periudhën e vështirë: Presioni i futbollit po më konsumonte emocionalisht

Bellingham rrëfen periudhën e vështirë: Presioni i futbollit po më konsumonte emocionalisht

Pse dy njerëz e kujtojnë krejt ndryshe të njëjtën ngjarje: A po gënjen njëri prej tyre?

Pse dy njerëz e kujtojnë krejt ndryshe të njëjtën ngjarje: A po gënjen njëri prej tyre?

Dua Lipa në krye të festivalit Coachella 2027, publikohet lista e plotë e artistëve që do të performojnë

Dua Lipa në krye të festivalit Coachella 2027, publikohet lista e plotë e artistëve që do të performojnë