Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar për përfundimin e projektit të asfaltimit të rrugës në lagjen pranë Xhamisë së fshatit Zaplluxhe.

“Një projekt i qëlluar dhe një punë fantastike, që përmirëson infrastrukturën dhe lehtëson jetën e banorëve”, ka shkruar Xheladini.
Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e kësaj lagjeje. /Telegrafi/




