Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është deklaruar lidhur me mandantin e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari.

Maqedonci, duke mos u përgjigjur në pyetjen se a do të jetë Jashari edhe një mandat në këtë pozitë, ka thënë se është një ligj në fuqi dhe se për këtë do të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm sipas ligjeve dhe procedurave.
“Komandantin e patë më hëret. Normalisht që është një ligj i cili është në fuqi, kemi një komandant që po përfundon mandantin dhe janë të gjitha hapat e nëvojshëm që do të ndërmerren me kohë sipas ligjeve dhe procedurave”, ka thënë ai.
Gjenerallejtënant Bashkim Jasharit më 30 nëntor të këtij viti i përfundon mandati pesëvjeçar në krye të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërsa legjislacioni në fuqi nuk ia mundëson riemërimin për një mandat të dytë, raporton EO, tramsmeton Klankosova.tv.
Jashari ishte emëruar komandant i FSK-së më 30 nëntor të vitit 2021 nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Vjosa Osmani, pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Rrahman Rama.
Kohëzgjatja e mandatit dhe kufizimi i së drejtës për riemërim përcaktohen në nenin 21, paragrafin 7, të Ligjit nr. 06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës.




