Është lansuar ueb-faqja “Shtëpia e Durimit” – www.shtepiaedurimit.com, ku janë përmbledhur të gjitha tregimet origjinale të Nënës Ferdonije, dëshmi e gjallë e krimeve të luftës nga shteti i Serbisë në Kosovë.

Në të dhënat e ueb-faqes bëhet e ditur se “Shtëpia e Durimit” nuk është thjesht një ekspozitë e sendeve materiale, por një dëshmi e gjallë e krimeve të luftës>
“Për vizitorët vendas dhe të huaj, kjo shtëpi shërben si një vend reflektimi mbi çmimin e lirisë, plagën e hapur të personave të zhdukur me dhunë dhe dinjitetin e pashoq të nënës Ferdonije, e cila vazhdon të presë me derën hapur çdo vizitor për t’ia rrëfyer vetë historinë e familjes së saj”, thuhet tutje.
Ndryshe, më 27 mars 1999, gjatë luftës në Kosovë, forcat serbe hynë në shtëpinë e Ferdonije Qerkezit në Gjakovë dhe i rrëmbyen bashkëshortin, Halimin, dhe katër djemtë e saj: Artanin, Armendin, Ardianin dhe Edmondin.
Njoftimin për lansimin e kësaj ueb-faqe e ka bërë të ditur Shpend Lila.
Lexoni të plotë postimin e tij, pa ndërhyrje:
A e dini ju, qe para se me ja marr djemt e burrin, kriminelat serb e kane detyru nanen Ferdonije me ju qit kafe, edhe ja kane kthy kafen “se sosht e mire”. As dreqi i tregimeve me te liga, nuk eshte kaq i poshter…
Sot po ndjehem i mbushun ne shpirt. Kete 28 Nentor e lansuam www.shtepiaedurimit.com, tregimin origjinal te nanes Ferdonije, qe po ia leme trashegim gjeneratave qe vijne. Sepse historia qe harrohet, perseritet.
Nese shprehja “njeriu eshte me i fort se guri” vlene, une e perjetoj sa here qe jam prane Ferdonijes.
Faleminderit Zot qe ma dhe shneten, qe une me dhene kete kontribut te vogel sa e kemi nanen gjalle.
Faleminderit krejtve qe me keni mbeshtete, ne vecanti Mujedin Uka Nita Efendia Brovina Kujtim Kerveshi Flamur Radoniqi Albi Humolli Edita Doli Drilon Balaj Pellumb Ballata Ardi Çela
Shijoni verzionin e pare ketu www.shtepiaedurimit.com
I radhës vjen me audio incizime, dhe e përkthyer ne serbisht (ata duhet me mesu patjeter tregimin) dhe anglisht (per krejt boten). /Telegrafi/





