Për nëntë muaj, rreth njëmijë viktima të dhunës në familje, GLPS: Trajtimi i tyre është urgjencë

Për nëntë muaj, rreth njëmijë viktima të dhunës në familje, GLPS: Trajtimi i tyre është urgjencë

Për nëntë muaj, rreth njëmijë viktima të dhunës në familje, GLPS: Trajtimi i tyre është urgjencë

Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka shprehur shqetësimin dhe indinjatën e thellë për vrasjen e Arlinda Zekaj.

Sponsor 3M Express

Ky rast tragjik, sipas GLPS-së, rikthen në vëmendje dështimin e vazhdueshëm për ta trajtuar me seriozitet dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje, si dhe mangësitë sistematike në veprimet e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë për të luftuar dhe parandaluar raste të tilla.

Sipas një reagimi, kjo organizatë ka thënë se kjo vrasje nuk mund të trajtohet si një tragjedi e izoluar, as të përcillet me reagime formale që shuhen pas disa ditësh.

“Raportimi nga e ndjera në prokurori dhe në polici për dhunën dhe mosveprimin nga to, përbën kulmin e dështimit institucional. Neglizhenca e vazhdueshme institucionale, mungesa e reagimit dhe trajtimi i dhunës ndaj grave si procese rutinore nuk janë thjesht çështje administrative. Kjo neglizhencë që për çmim ka jetën e grave, është dhe vazhdon të jetë fenomen i dëmshëm për gjithë shoqërinë. Mbrojtja e jetës së grave nuk është çështje vullneti, prioriteti të përkohshëm apo deklaratash publike por detyrim themelor i shtetit. Kur ky detyrim nuk përmbushet, institucionet duhet të japin llogari dhe të bartin pasojat përfshirë edhe penale. Asnjë dështim institucional nuk duhet të relativizohet, të mbulohet apo të mbetet pa pasoja.”, thuhet në reagim.

Sipas të dhënave të monitorimit të GLPS-së për seancat gjyqësore në rastet e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, nga janari deri në shtator 2026 janë evidentuar 957 viktima gra të dhunës.

“Këto shifra alarmante dëshmojnë përmasat shqetësuese të dhunës ndaj grave dhe urgjencën e reagimit institucional. Këto të dhëna nuk mund të trajtohen thjesht si statistika, por si një sinjal serioz se parandalimi i dhunës dhe mbrojtja e grave kërkojnë veprime të menjëhershme.”, thuhet në reagim.

Sipas reagimit, parandalimi dhe trajtimi i vrasjes së grave është dhe duhet të shihet si urgjencë kombëtare dhe kushdo që nuk e trajton si të tillë nuk duhet të bartë autorizime publike të dhëna nga ligji.

“Nuk kanë mjaftuar dhe nuk mjaftojnë kurrë zotimet, dënimet verbale dhe premtimet për masa të reja pas çdo vrasjeje. Çdo institucion që ka mandat për të parandaluar dhe luftuar dhunën duhet të dëshmojë se po e përmbush atë mandat, në të kundërt personat përgjegjës mbajnë përgjegjësi penale. GLPS kërkon hetim të plotë dhe të pakompromis, transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësi konkrete të rastit dhe për çdo dështim institucional që mund të ketë kontribuar në këtë tragjedi. Kur institucionet dështojnë të garantojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve, ato dështojnë në përmbushjen e detyrimit të tyre më themelor dhe minojnë besimin e qytetarëve ndaj shtetit ligjor.”, thuhet tutje. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Dosja për kanosjen ndaj Arlinda Zekajt: “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag”

Dosja për kanosjen ndaj Arlinda Zekajt: “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag”

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

Crans-Montana planifikon dy memoriale për 41 viktimat e zjarrit tragjik në Zvicër

Crans-Montana planifikon dy memoriale për 41 viktimat e zjarrit tragjik në Zvicër

Për nëntë muaj, rreth njëmijë viktima të dhunës në familje, GLPS: Trajtimi i tyre është urgjencë | Momenti