Për herë të parë në histori, një mysliman bëhet senator në SHBA

Për herë të parë në histori, një mysliman bëhet senator në SHBA

Për herë të parë në histori, një mysliman bëhet senator në SHBA

Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për Senatin amerikan në shtetin e Michiganit, duke mposhtur kandidatin republikan Mike Rogers dhe duke u bërë myslimani i parë i zgjedhur në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fitorja e tij përbën një moment historik për përfaqësimin politik të myslimanëve në SHBA, por edhe një sukses të rëndësishëm për krahun progresist të Partisë Demokratike.

Sponsor 3M Express

El-Sayed, 42-vjeçar, me prejardhje egjiptiane dhe i lindur në Michigan, është ish-zyrtar i shëndetit publik dhe nuk ka mbajtur më parë ndonjë post të zgjedhur politik. Fushatën e tij e ndërtoi rreth kujdesit shëndetësor universal, uljes së kostos së jetesës dhe kufizimit të ndikimit të korporatave dhe financuesve të mëdhenj në politikë.

Gjatë fjalimit të fitores në Detroit, ai kritikoi ashpër kundërshtarin republikan, duke e cilësuar fushatën e tij si një prej më të shëmtuarave që kishte parë në jetën e tij, për shkak të sulmeve ndaj besimit të tij mysliman.

“Ju zgjodhët urrejtjen, ndërsa Michigani zgjodhi shpresën”, deklaroi El-Sayed para mbështetësve të tij.

Ai tha se sulmet nuk kishin qenë vetëm ndaj tij, por edhe ndaj njerëzve që përfaqëson dhe idesë së një Amerike ku të gjithë, pavarësisht prejardhjes apo besimit, kanë vend.

Gjatë fushatës, El-Sayed ishte përballur me sulme raciste dhe islamofobike nga kundërshtarët republikanë.

Presidenti Donald Trump dhe figura të tjera republikane kishin vënë në pikëpyetje besnikërinë e tij ndaj SHBA-së dhe e kishin lidhur pa prova me ekstremizmin islamik.

Sipas raportimeve të Reuters, pretendimet për lidhje të tij me Vëllazërinë Myslimane nuk janë mbështetur me prova. Po ashtu, disa pretendime të shpërndara në rrjete sociale për qëndrimet e tij ndaj ligjit të Sheriatit dhe sulmeve të 11 shtatorit janë vlerësuar si të pavërteta ose çorientuese.

Në anën tjetër, kandidati republikan Mike Rogers, ish-anëtar i Kongresit dhe ish-agjent i FBI-së, kishte pasur mbështetjen e Trumpit dhe udhëheqjes republikane. Megjithatë, ai u përball me pakënaqësi të votuesve për gjendjen ekonomike, rritjen e çmimeve dhe politikat e administratës Trump, përfshirë tarifat tregtare dhe luftën në Iran.

Fushata e El-Sayed u përkrah nga figura të njohura të krahut progresist demokrat, përfshirë kongresisten Alexandria Ocasio-Cortez dhe senatorin Bernie Sanders.

Fitorja e tij shihet gjithashtu si një shtysë për lëvizjen progresiste brenda demokratëve, në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2028.

Ndërkohë, organizata për të drejtat civile të myslimanëve dhe arabëve në SHBA, Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), e cilësoi fitoren e tij si historike, duke thënë se ajo u arrit përkundër sulmeve të vazhdueshme islamofobike.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve, prioritet shtetëror

Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve dhe të rinjve, prioritet shtetëror

Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

Si u përfshi BIA në mbledhjen e votave për SNS-në në Kosovë dhe Serbi

Nesër 10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij konferencë te Prokuroria Speciale

Nesër 10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij konferencë te Prokuroria Speciale