Një marifet që deri më tani konsiderohej i pamundur është realizuar për herë të parë në botë nga motoçiklisti Banks Hovi, i cili ka arritur të kryejë një “kickflip” me motoçikletë.

Gjatë kërcimit në ajër, motoçikleta kryen një rrotullim të plotë rreth boshtit të saj gjatësor, duke kaluar poshtë motoçiklistit. Hovi arrin më pas ta kapë sërish motoçikletën dhe të ulet në tokë me të dyja rrotat.
Ky marifet është i njohur në botën e skateboardit, por realizimi i tij me një motoçikletë të rëndë përbënte një sfidë të jashtëzakonshme.
Përgatitjet për këtë performancë zgjatën rreth dy muaj, gjatë të cilëve motoçiklistit iu desh të bënte afërsisht 1 mijë e 200 përpjekje.
Stërvitjet u zhvilluan edhe në temperatura ekstreme, që arrinin deri në 43 gradë Celsius. Për të amortizuar rëniet, Hovi kërcente drejt një dysheku të posaçëm të fryrë, ndërsa gjatë provave u rrëzua shumë herë.
Pavarësisht vështirësive dhe lëndimeve të pësuara, përfshirë thyerjen e kockës së kryqeve dhe dëmtimin e kyçit të këmbës, ai nuk hoqi dorë nga synimi i tij.
Pas qindra përpjekjeve dhe një përgatitjeje intensive, Hovi arriti të realizojë marifetin që po konsiderohet si një arritje e jashtëzakonshme në sportet ekstreme.
Motorcyclist performs the world’s first-ever motorcycle kickflip
Banks Hovi has pulled off a stunt previously considered impossible: mid-air, the motorcycle completes a full rotation around its longitudinal axis beneath the rider, who catches it and lands on both wheels.
The trick has long been familiar to skateboarders, but no one had ever performed it on a heavy motorcycle.
The preparation took two months and around 1,200 attempts. Hovi trained in 43°C heat, jumping into an inflatable landing cushion and crashing again and again.
Along the way, he broke his sacrum and ankle but refused to give up on his goal.
— NEXTA (@nexta_tv) November 21, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





