Për herë të parë interpretohen në skenë dorëshkrime të Shaqir Hotit në Okarina Fest

Për herë të parë interpretohen në skenë dorëshkrime të Shaqir Hotit në Okarina Fest

Për herë të parë interpretohen në skenë dorëshkrime të Shaqir Hotit në Okarina Fest

Ruajtja, promovimi dhe zhvillimi i trashëgimisë sonë muzikore, me theks të veçantë në instrumentet tradicionale dhe ndërthurjen e tyre me krijimtarinë bashkëkohore është qëllimi i Okarina Fest. Edicioni i tretë i festivalit është përshkuar  me program me vepra të kompozitorëve shqiptarë të interpretuara nga orkestra harkore e festivalit si dhe koncerti kushtuar 5 vjetorit të ndarjes nga jeta të mjeshtrit Shaqir Hoti, realizuar nga orkestra e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”.

”Qëllimi ynë është që ta ruajmë identitetin tonë përmes Okarinës së Runikut e cila na përfaqëson në mënyrë të denjë, dhe ta bëjmë të njohur edhe për publikun ndërkombëtar”, tha drejtoresha e Okarina Fest, Monika Jani Tuzhani.

Sponsor 3M Express

Edicioni i tretë i Okarina Fest, këtë vit erdhi me homazh për mjeshtrin Shaqir Hotin dhe trashëgiminë e tij të pavdekshme muzikore. Në bashkëpunim me Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota“, përmes interpretimeve në skenë, festivali ka sjellë për herë të parë para publikut, krijimet dhe dorëshkrimet muzikore të mjeshtrit Shaqir Hoti, si dëshmi e vlerave të çmuara të trashëgimisë së tij artistike.

Drejtori artistik i festivalit Valton Beqiri është shprehur se “Me përkrahjen e familjes Hoti, na janë ofruar rreth 85 dorëshkrime të Shaqir Hotit, cilat nuk kanë qenë të realizuara ma herët dhe ne kemi përzgjedhur disa prej tyre, me qëllimin që ta mbajmë gjallë veprimtarinë e bacit Shaqë”. 

Njeriu i cili kishte bashkëpunim për gjysmë dekade me Shaqir Hotin, është instrumentisti i mirënjohur Fatmir Makolli, i cili i emocionuar, pas interpretimit vazhdoi tek pjesa ku ishte vendosur portreti i Shaqir Hotit dhe i gjunjëzuar para tij, luajti disa tinguj në shenjë nderimi dhe krenarie për figurën e tij. “Veprat që ai ka lënë trashëgimi, sonte u ngjallën, gjithcka ishte live, ndërsa amaneti që baca Shaqë më ka lënë janë bishnicat, me të cilat kam luajtur për herë të parë në këtë koncert” tha Makolli.

Okarina është një nga instrumentet që Shaqir Hoti e ka studiuar dhe ka punuar me pasion të veçantë. Dëshira e tij e madhe ishte që njohuritë e tij t’i përcjellë jo vetëm te kolegët dhe studiuesit, por në veçanti gjeneratave të reja, në mënyrë që kjo pasuri kulturore të trashëgohet brez pas brezi.

Trashëgimtari i mjeshtrit të shquar Shaqir Hotit, biri i tij Valdet Hoti u shpreh “Jam fokusuar në instrumentin okarina dhe do të vazhdoj deri në fund të jetës time, sepse babai ka pas dëshirë me lënë një pasardhës”. Ai shtoi se, jo vetëm babai i tij, por të gjithë artistët e merituar është mirë të mos harrohen, sepse ngjarje të tilla janë vulë dhe krenari për familjen.  

Okarina instrumenti i lashtë i trashëgimisë sonë, prej nga e ka marr emrin Festivali, është një instrument frymor prej qeramikës, i zbuluar ne Runik të Skënderajt, që dëshmon për rrënjët e hershme të kulturës muzikore dhe njëherit përfaqëson një lidhje të çmuar ndërmjet trashëgimisë arkeologjike, tingullit dhe krijimtarisë muzikore.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Bajrami demanton shifrën e 100 mijë vendeve të reja të punës: Trusti tregon shifra të tjera

Bajrami demanton shifrën e 100 mijë vendeve të reja të punës: Trusti tregon shifra të tjera

Hamza: Projektbuxheti për vitin 2027 nuk garanton as mirëmbajtjen e investimeve dhe shërbimeve

Hamza: Projektbuxheti për vitin 2027 nuk garanton as mirëmbajtjen e investimeve dhe shërbimeve

Komediani Jimmy Carr zbuloi se nuk i ka folur të atit për 25 vjet: Nuk e dua në jetën time

Komediani Jimmy Carr zbuloi se nuk i ka folur të atit për 25 vjet: Nuk e dua në jetën time