Për 10 muaj, 319 raste me kancer të gjirit në QKUK, vetëm 13 rikonstruksione

Për 10 muaj, 319 raste me kancer të gjirit në QKUK, vetëm 13 rikonstruksione

Për 10 muaj, 319 raste me kancer të gjirit në QKUK, vetëm 13 rikonstruksione

Për gati dhjetë muaj, në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës janë kryer gjithsej 710 ndërhyrje në gji, prej të cilave 319 raste kanë rezultuar me kancer të gjirit.

Sponsor 3M Express

Drejtori i kësaj klinike, Nazmi Kolgeci, ka bërë të ditur se ndërhyrjet e tjera kanë përfshirë procedura me gjilpërë dhe biopsi ekscizionale.

Sipas tij, numri i rasteve me kancer të gjirit gjatë viteve 2025 dhe 2026 është i ngjashëm. Megjithatë, duke marrë parasysh rënien e numrit të popullsisë në Kosovë, ai vlerëson se kjo mund të tregojë një tendencë të rritjes së rasteve.

Ndërkohë, numri i rikonstruksioneve të gjirit në QKUK mbetet dukshëm më i ulët.

Kirurgu plastik, Ylber Zenjullahu, ka bërë të ditur se gjatë këtij viti janë kryer vetëm 13 rikonstruksione të gjirit, pavarësisht përpjekjeve për të inkurajuar më shumë paciente që t’i nënshtrohen kësaj procedure.

Ai ka theksuar se që nga fillimi i kryerjes së këtyre ndërhyrjeve janë realizuar gjithsej 80 rikonstruksione, duke e vlerësuar si të suksesshëm rezultatin e tyre.

Kostoja e rikonstruksionit të gjirit në sektorin privat ndryshon në varësi të ndërhyrjes, ndërsa mund të kalojë edhe 3 mijë euro, tha ai ne TVDUKAGJINI

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rasti tragjik në Vitomiricë, gruaja dyshohet se u vra nga kunati, Prokuroria jep detaje për Sinjalin

Rasti tragjik në Vitomiricë, gruaja dyshohet se u vra nga kunati, Prokuroria jep detaje për Sinjalin

Kurti: Arritje e jashtëzakonshme, Koalicioni Shqiptar me dy mandate në Serbi

Kurti: Arritje e jashtëzakonshme, Koalicioni Shqiptar me dy mandate në Serbi

Gruaja gjendet e vdekur në shtëpi në Vitomiricë, kunati i dyshuar për vrasjen ndodhet në arrati

Gruaja gjendet e vdekur në shtëpi në Vitomiricë, kunati i dyshuar për vrasjen ndodhet në arrati