Pensionohet ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare

Pensionohet ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare

Pensionohet ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist në moshën 35-vjeçare.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sadiku përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një video me momentet më të rëndësishme të karrierës së tij.

“Faleminderit, futboll! Do të më mungosh”, ka shkruar ai.

Pas pensionimit nga futbolli aktiv, Sadiku do të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij, duke marrë rolin e drejtorit sportiv te klubi zviceran Bellinzona. Emërimi i tij ishte konfirmuar ditë më parë edhe nga vetë klubi.

Sadiku konsiderohet njëri prej golashënuesve më të mirë të Kombëtares shqiptare. Ai ka realizuar 12 gola në 38 paraqitje me fanellën kuqezi.

Momenti më i veçantë i karrierës së tij mbetet goli historik ndaj Rumanisë në Kampionatin Evropian të vitit 2016, në Francë. Ky ishte goli që i siguroi Shqipërisë fitoren e saj të parë dhe të vetme në atë Evropian, në pjesëmarrjen e parë të kombëtares në këtë kompeticion.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Rrëzohet aeroplani luftarak rus, lëndohen dy pilotët

Rrëzohet aeroplani luftarak rus, lëndohen dy pilotët

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro

Pas dorëheqjes së Hamzës, Vlora Çitaku caktohet ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së

Pas dorëheqjes së Hamzës, Vlora Çitaku caktohet ushtruese e detyrës së kryetares së PDK-së

Pensionohet ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare | Momenti