Penélope Cruz rikthehet me film të ri, në qendër të historisë dhuna në familje

Penélope Cruz rikthehet me film të ri, në qendër të historisë dhuna në familje

Penélope Cruz rikthehet me film të ri, në qendër të historisë dhuna në familje

Aktorja spanjolle Penélope Cruz do të jetë protagoniste dhe producente e filmit të ri të Netflixit, “Patricia”, një dramë që trajton dhunën në familje dhe vështirësitë me të cilat përballen gratë në përpjekjet për të kërkuar drejtësi.

Sponsor 3M Express

Filmi, me regji dhe skenar të Juan Diego Bottos, sjell historinë e Patricias, një gruaje që arrin të largohet nga një marrëdhënie abuzive pas 12 vjetësh, por përballet me një tjetër betejë në gjykatë për të fituar të drejtën për të mbrojtur fëmijët e saj.

Përmes kësaj historie, produksioni synon të pasqyrojë pasojat e dhunës në familje dhe sfidat që gratë vazhdojnë të përballojnë edhe pasi largohen nga partnerët abuzues.

Cruz, e cila ka punuar për më shumë se dy vjet në zhvillimin e këtij projekti, e cilësoi filmin si një histori të rëndësishme që përfaqëson përvojat e shumë grave.

“Është një histori shumë e nevojshme dhe një privilegj i madh për mua të interpretoj këtë personazh. Patricia përfaqëson shumë gra të tjera që, ashtu si ajo, përjetojnë këtë lloj dhune çdo ditë”, u shpreh aktorja.

Edhe regjisori Juan Diego Botto tregoi se realizimit të filmit i parapriu një proces i gjatë kërkimor, i cili përfshiu intervista dhe biseda me gra që ndanë përvojat e tyre personale.

“Pas dy vitesh shkrimi dhe një procesi të gjatë kërkimor, që përfshiu orë të tëra bisedash me gra që na besuan historitë e tyre, është privilegj të tregoj këtë histori me këtë kast dhe ekip krijues”, ka thënë ai.

Në film do të interpretojnë gjithashtu Goya Toledo, Ramón Barea dhe Dylan Radley. Ky projekt shënon bashkëpunimin e parë të Penélope Cruz me divizionin spanjoll të Netflixit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Trump i dërgon mesazh të prerë Teheranit: Marrëveshje të vërtetë ose asgjë

Trump i dërgon mesazh të prerë Teheranit: Marrëveshje të vërtetë ose asgjë

Plenkoviq për kufirin me Malin e Zi: Nuk kërkojmë tokën e huaj, por as nuk japim tonën

Plenkoviq për kufirin me Malin e Zi: Nuk kërkojmë tokën e huaj, por as nuk japim tonën

Arlinda pasi hapin kartën: E dija që nuk do ta duronin temën e patriarkatit (VIDEO)

Arlinda pasi hapin kartën: E dija që nuk do ta duronin temën e patriarkatit (VIDEO)