Vlera e përgjithshme e projektit është 285 mijë e 40 euro. Prej tyre, 250 mijë euro financohen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa pjesa tjetër nga Komuna e Pejës.
Ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve, duke krijuar lidhje më të mira ndërmjet fshatrave dhe qytetit të Pejës.

Burimi: RTKLive




