Në Pejë sot do të mbahet protestë kundër vrasjes së grave, pas rastit të Arlinda Zekajt në Vitomiricë.

Sipas agjendës së paralajmëruar, protesta do të nisë në orën 12:00, në korzon e qytetit, për të vazhduar drejt institucioneve lokale dhe atyre të drejtësisë.
Protestuesit do të marshojnë drejt Komunës së Pejës, Qendrës për Punë Sociale, Policisë, Gjykatës dhe Prokurorisë.
Protesta vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast që ka nxitur reagime të shumta dhe kërkesa për hetimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse.
Gjatë ditëve të fundit, protesta kundër vrasjes së grave janë organizuar edhe në qytete të tjera të Kosovës, me kërkesa për drejtësi, siguri dhe llogaridhënie institucionale. /Telegrafi/




