Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të mbajë sot konferencë për media, duke filluar nga ora 14:00, në selinë qendrore të partisë.

Konferenca vjen në kohën kur raportohet se kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, shkruan sinjali, ka vendosur të largohet nga drejtimi i partisë dhe të mos kandidojë për një mandat tjetër.
Zyrtarizimi i këtij vendimi pritet të bëhet në ditët në vijim, ndërsa partia pritet të përgatitet për zgjedhjet e brendshme.
Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur nëse dorëheqja e Hamzës apo zhvillimet e brendshme të partisë do të jenë temë e konferencës së sotme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




