“Pati neglizhencë” – çka thotë avokatja për rastin e rëndë në Pejë? (VIDEO)

“Pati neglizhencë” – çka thotë avokatja për rastin e rëndë në Pejë? (VIDEO)

“Pati neglizhencë” – çka thotë avokatja për rastin e rëndë në Pejë? (VIDEO)

Avokatja Blinera Osmani ka folur për përgjegjësinë e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, pas vrasjes së fundit në Pejë.

Sponsor 3M Express

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, Osmani tha se Kosova ka kornizë të mjaftueshme ligjore për trajtimin e këtyre rasteve, por shqetësimi qëndron te mënyra se si ligjet zbatohen në praktikë dhe te vendimet që merren ndaj personave që ushtrojnë dhunë.

Ajo ka vënë në pah se shqiptimi i dënimeve alternative dhe i masave që, sipas saj, nuk janë mjaftueshëm të ashpra në rastet e dhunës në familje, ndikon në mënyrën se si trajtohen këto raste dhe në parandalimin e tyre.

“Përderisa ne kemi dënime alternative në vazhdimësi që shqiptohen në këto raste, nuk mund të presim që dhuna në familje të bjerë dhe rastet të jenë më të pakta, sepse edhe nuk trajtohen në mënyrën si duhet”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka theksuar se neglizhenca në trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe mungesa e veprimeve efektive nga autoritetet përbëjnë shqetësim serioz, sidomos kur bëhet fjalë për sigurinë dhe jetën e viktimave.

“Ne kemi arritur në këtë pikë që i kemi tetë viktima vetëm gjatë vitit 2026. Ky është tregues i qartë që shteti ynë po dështon, një hallkë e shtetit tonë, nëse jo i gjithë, po dështon diku”, tha Osmani në Klan Kosova.

  

Lexo edhe

Serbia me fytyra të reja, por me pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

Serbia me fytyra të reja, por me pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

Plagoset një person në Shkodër, autori ende i paidentifikuar

Plagoset një person në Shkodër, autori ende i paidentifikuar

“Pati neglizhencë” – çka thotë avokatja për rastin e rëndë në Pejë? (VIDEO) | Momenti