Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka paralajmëruar për rrezikun që paraqet hedhja e xhamave dhe mbeturinave inerte në kontejnerët e mbeturinave, pasi një rast i tillë është raportuar në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Prishtinë.

Sipas një qytetareje që i është drejtuar kompanisë, rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, kur dy persona, me një kamionetë, dyshohet se kanë hedhur mbeturina inerte në kontejnerë.
Në njoftimin e publikuar nga “Pastrimi” thuhet se mbeturinat përfshinin xhama, të cilët mund të rrezikojnë sigurinë e punëtorëve gjatë mbledhjes dhe transportimit të mbeturinave.
Kompania ka bërë thirrje që qytetarët të mos hedhin xhama në kontejnerët e zakonshëm, pasi ata mund të shkaktojnë prerje dhe lëndime te punëtorët që kujdesen për mirëmbajtjen e pastërtisë në qytet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




