Pasi u vra Arlinda Zekaj, Prokuroria kërkon paraburgim për Jeton Sylajn

Pasi u vra Arlinda Zekaj, Prokuroria kërkon paraburgim për Jeton Sylajn

Pasi u vra Arlinda Zekaj, Prokuroria kërkon paraburgim për Jeton Sylajn

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Sylaj dyshohet se nuk e ka respektuar një aktvendim të Gjykatës Themelore në Pejë, të nxjerrë më 16 tetor 2026, me të cilin i ishte ndaluar ushtrimi i dhunës fizike dhe psikike, pengimi i lëvizjes, si dhe ofendimi, shqetësimi apo kërcënimi i bashkëshortes së tij, tashmë të ndjerës Arlinda Zekaj.

Sponsor 3M Express

Rasti dyshohet se ka ndodhur më 25 tetor, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Po ashtu, ai dyshohet se i ka marrë rrobat që ajo i kishte vendosur në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, nga neni 393, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet gjatë ditës së sotme në Gjykatën Themelore në Pejë.

Arlinda Zekaj u vra po atë ditë, më 25 tetor, nga kunati i saj, vëllai i Jeton Sylajt. Vrasja ndodhi disa orë pas rastit për të cilin Prokuroria tashmë ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj Sylajt.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Serbia me fytyra të reja, por me pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

Serbia me fytyra të reja, por me pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

Plagoset një person në Shkodër, autori ende i paidentifikuar

Plagoset një person në Shkodër, autori ende i paidentifikuar