“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi

Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, do të qëndrojë një muaj në paraburgim, pas vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, e cila e aprovoi kërkesën e Prokurorisë.

Sponsor 3M Express

Sylaj, i ngarkuar me veprën penale “Vrasje e rëndë”, u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pasi ishte në arrati që nga mbrëmja e 25 tetorit, kur dyshohet se e kreu vrasjen.

Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, ka mësuar nga burime brenda seancës se është kundërshtuar paraburgimin me pretendimin se Sylaj nuk paraqet rrezikshmëri dhe se qëndrimi i tij në arrati nuk lidhet me synimin për t’u larguar nga shteti.

Siç mëson Klan Kosova, i njëjti kishte planifikuar vetëvrasjen pasi e vrau Arlindën me sëpatë.

Por, pas negocimit me policinë, përmes nënës së tij, është bindur të dorëzohet.

Burimet thonë se Alberti ka pretenduar se vrasjen e kreu në afekt.

Megjithatë, pas përfundimit të seancës, gjyqtari nxori vendimin për paraburgim.

Albert Sylaj e privoi nga jeta Arlinda Zekajn, në Vitomiricë të Pejës.

E ndjera kishte pasur probleme të shumta me bashkëshortin e saj, Jeton Sylaj, për çka kishte kërkuar ndihmë te organet e drejtësisë, edhe duke paralajmëruar se mund t’i ndodhë më e keqja.

Fatkeqësisht, shteti nuk arriti të mbrojë.

Për rastin e Arlindës dhe shumë grave të vrara në Kosovë, sot pati protestë në Prishtinë, ku u kërkua drejtësi. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Bebe Rexha nuk e harron zhgënjimin nga Grammy-t: “Meant to Be” e meritonte çmimin

Bebe Rexha nuk e harron zhgënjimin nga Grammy-t: “Meant to Be” e meritonte çmimin

Nga një gomë e vjetër në një kolltuk si në revistat e mobilimit

Nga një gomë e vjetër në një kolltuk si në revistat e mobilimit