Pas vrasjes së Arlindës, Prokuroria insiston se ka vepruar sipas ligjit: Nuk kemi asgjë për të fshehur

Pas vrasjes së Arlindës, Prokuroria insiston se ka vepruar sipas ligjit: Nuk kemi asgjë për të fshehur

Pas vrasjes së Arlindës, Prokuroria insiston se ka vepruar sipas ligjit: Nuk kemi asgjë për të fshehur

Prokuroria Themelore në Pejë ka dhënë sot detaje lidhur me vrasjen tragjike të Arlinda Zekajt në Vitomiricë.

Sponsor 3M Express

Në një konferencë për media, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka shpalosur veprimet e kësaj prokurorie lidhur me vrasjen tragjike të Arlinda Zekajt në Vitomiricë.

Ai ka thënë se si prokurori kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë neglizhencë në trajtimin e rastit dhe se pas ankesës së viktimës për kanosje, prokuroria se më 23 tetor ka ngritur aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit të viktimës, për “kanosje” në kuadër të marrëdhënies familjare.

“Kryeprokurorja ka pranuar një parashtresë nga viktima, ku kanë qenë tri çështje të ngritura. Në paragrafin e parë, sipas viktimës ka pasur pretendime mbi një zinxhir zyrtarësh që kanë neglizhuar rastet dhe nuk i kanë trajtuar dhe menjëherë kryeprokurorja ka hapur rast në Departamentin për Krime të Rënda, ka autorizuar prokurorin për krime të rënda që të marrë veprime në lidhje me pretendimet e viktimës, në mënyrë që të vërtetohet secili veprim i secilit zyrtar. Paragrafi i dytë, ka qenë ekzekutimi i një vendimi gjyqësor ku nga vendimi i gjykatës deri më datën 18 tetor, viktima ka kërkuar që të ekzekutohet ky vendim, ku sipas vendimit të gjykatës ka pasur që të ekzekutohet vendimi ku i është njohur e drejta e pronësisë dhe njëkohësisht i është njohur e drejta e shfrytëzimit të pronës të paraparë me ish-bashkëshortin e saj dhe ka pasur një urdhër mbrojtës ndaj ish-bashkëshortit që viktimës të mos i afrohej në dy metra”, tha ai.

Nikçi tha kryeprokurorja ka vlerësuar rrethanat e paraqitura dhe e ka adresuar çështjen tek institucionet përkatëse duke kërkuar që të marrin veprime urgjente në lidhje me rastin.

“Ditën e enjte, më 22 tetor, është bërë ekzekutimi i këtij vendimi dhe viktima ka shkuar që të ekzekutohet ky vendim së bashku me policinë e Kosovës. Disa orë më vonë ka pasur raportime në policinë e Kosovës për mos marrëveshje brenda shtëpisë. Prokurorja kujdestare ka shkuar në polici dhe ka biseduar me viktimën dhe kanë analizuar situatën bashkë me policinë dhe kanë ardhur në përfundim se shëndeti dhe jeta e viktimës janë në rrezik dhe kanë kërkuar nga viktima që të mos shkojë në atë shtëpi për shkak se mund t’i cenohet siguria… Në këtë rast edhe viktima dhe ish-bashkëshorti i saj, i cili për momentin është në ndalim. Viktima ka kundërshtuar kategorikisht që të mos shkojë në shtëpi. Janë ftuar dy vëllezërit nga kryeprokurorja e shtetit dhe janë munduar ta bindin viktimën që të shkojë në shtëpinë e vëllezërve të saj derisa të bëhet një zgjidhje. Kryeprokurorja ka bërë një kërkesë drejtuar të gjitha institucioneve që të marrin veprime urgjente”, ka thënë ai.

Nikçi ka bërë të ditur se nuk ka pasur precedent penal më herët midis viktimës dhe autorit të vrasjes, i cili vazhdon të mbetet në arrati.

“Ish-kunati i saj, personi i dyshuar për veprën penale vrasje e rëndë, gjendet në arrati dhe policia është duke punuar intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij dhe për këtë çështje është kërkuar edhe ndihma e qytetarëve, ndërkaq si prokurori besojmë se kemi marrë të gjitha veprimet e parapara dhe kemi inkurajuar të gjitha institucionet tjera që të verojmë me urgjencë. Nga një letër është publikuar në media, por gjërat janë faktike, ku menjëherë është hapur rast ndaj zyrtarëve… I kuptojmë reagimet dhe shqetësimet sepse kemi humbur një qytetare, ndërkaq nga të gjitha institucionet, Prokuroria Themelore ka marrë më së shumti veprime të duhura”, tha ai.

I pyetur nga mediat nëse pritet dorëheqja nga kryeprokurorja Lumturie Vuçetaj, Shkodran Nikçi ka thënë se ajo ndodhet e zënë në lidhje me procedurat mbi rastin tragjik.

“Ne si prokurori nuk kemi asgjë për të fshehur dhe kryeprokurorja dhe ne kemi ndërmarrë të gjitha veprimet”, tha ai.

Kujtojmë, Arlinda Zekaj u vra mbrëmë në Vitomiricë të Pejës nga kunati i saj, i cili është vënë në kërkim nga policia pasi ndodhet ende në arrati. Gjykata Themelore në Pejë sot ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, lidhur me veprën penale “kanosja”. /KP/

Lexo edhe

Dosja për kanosjen ndaj Arlinda Zekajt: “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag”

Dosja për kanosjen ndaj Arlinda Zekajt: “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag”

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

Crans-Montana planifikon dy memoriale për 41 viktimat e zjarrit tragjik në Zvicër

Crans-Montana planifikon dy memoriale për 41 viktimat e zjarrit tragjik në Zvicër

Pas vrasjes së Arlindës, Prokuroria insiston se ka vepruar sipas ligjit: Nuk kemi asgjë për të fshehur | Momenti