Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 67 vota për një rezolutë që trajton vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave dhe dhunën në familje ndaj grave dhe fëmijëve.
Rezoluta trajton edhe përgjegjësinë institucionale për parandalimin e këtyre dukurive, duke vënë në fokus nevojën për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe garantimin e jetës dhe sigurisë së grave.

Përmes saj, theksohet rëndësia e reagimit të institucioneve ndaj rasteve të dhunës në familje, trajtimit me seriozitet të çdo raportimi dhe ndërmarrjes së masave konkrete për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës me pasoja fatale.
Një tjetër çështje që trajtohet në rezolutë është përgjegjësia e institucioneve për mbrojtjen e viktimave, përmirësimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe sigurimin e qasjes së grave dhe fëmijëve në mbështetjen dhe mbrojtjen e nevojshme.
Burimi: Dukagjini




