Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Ambasada Gjermane bën thirrje për veprime konkrete

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Ambasada Gjermane bën thirrje për veprime konkrete

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Ambasada Gjermane bën thirrje për veprime konkrete

Ambasada Gjermane në Kosovë ka shprehur pikëllimin për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke bërë thirrje për forcimin e mekanizmave të mbrojtjes së grave dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

Në një deklaratë, ambasada ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e viktimës, duke theksuar se femicidi nuk është një rast i izoluar, por një sfidë serioze shoqërore, njofton Dukagjini.

Sponsor 3M Express

“Çdo grua ka të drejtë të jetojë e lirë nga frika dhe dhuna, dhe kjo e drejtë duhet të mbrohet përmes angazhimit të përbashkët dhe veprimeve konkrete”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Gjermane.

Ambasada ka vlerësuar se vrasja e Zekajt është një kujtesë e dhimbshme se femicidi përfaqëson formën më ekstreme të dhunës ndaj grave dhe kërkon reagim të vazhdueshëm e të koordinuar.

“Sigurimi i sigurisë dhe mbrojtjes për gratë në rrezik duhet të mbetet një prioritet i përbashkët, i mbështetur nga masat efektive parandaluese, veprimet institucionale në kohë dhe shërbimet e qasshme të mbështetjes”, thuhet më tej në reagim.

Ambasada ka rikujtuar se Kosova është palë e Konventës së Stambollit të Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Mes tjerash, Ambasada u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve relevantë që të vazhdojnë përpjekjet për parandalimin e dhunës me bazë gjinore, zbatimin e mekanizmave ekzistues të mbrojtjes dhe krijimin e një kulture ku dhuna nuk tolerohet dhe as nuk injorohet.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Samsung prezanton kufjet e reja që kontrollohen me lëvizje të kokës, ja çfarë mund të bëjnë

Samsung prezanton kufjet e reja që kontrollohen me lëvizje të kokës, ja çfarë mund të bëjnë

A mund të ndryshojë rrjedha e dialogut Kosovë-Serbi? Sonte në Rubikon në Klan Kosova

A mund të ndryshojë rrjedha e dialogut Kosovë-Serbi? Sonte në Rubikon në Klan Kosova

Vrasja e Arlinda Zekajt, Ferizi kritikon Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatën

Vrasja e Arlinda Zekajt, Ferizi kritikon Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatën