Pas shtatë javësh grevë, arrihet marrëveshja për punëtorët teknikë në shkollat e Prishtinës

Pas shtatë javësh grevë, arrihet marrëveshja për punëtorët teknikë në shkollat e Prishtinës

Pas shtatë javësh grevë, arrihet marrëveshja për punëtorët teknikë në shkollat e Prishtinës

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) ka njoftuar se është arritur marrëveshja me Komunën e Prishtinës për kërkesën e punëtorëve teknikë të shkollave fillore dhe të mesme për zbatimin e pagës minimale.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Federatës, marrëveshja u arrit të enjten, më 5 nëntor, pas shtatë javësh, në një takim ndërmjet kryetarit të FSPTSPK-së, Jusuf Azemi, me bashkëpunëtorët e tij dhe nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Florian Dushi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit, Dushi ka njoftuar se kërkesa për zbatimin e pagës minimale është aprovuar.

Po ashtu, ai ka konfirmuar se të gjitha obligimet financiare që ndërlidhen me këtë pagë, nga 1 gushti 2026 e deri më tani, do të ekzekutohen deri të martën, më 10 nëntor.

Të dy delegacionet kanë shprehur falënderimet dhe mirënjohjen për bashkëpunimin, ndërsa nënkryetari Dushi ka theksuar se Komuna mbetet e hapur për bashkëpunim dhe trajtimin e kërkesave të punëtorëve të sektorit privat.

Në fund, FSPTSPK ka falënderuar Komunën e Prishtinës për gatishmërinë për bashkëpunim, duke shprehur pritjen që zotimet e dhëna të realizohen brenda afatit të përcaktuar. /Telegrafi/

Lexo edhe

Strategjia shtetërore për apelin e ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet konfidenciale

Strategjia shtetërore për apelin e ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet konfidenciale

Hartimi i strategjisë për ish-krerët e UÇK-së, Konjufca: Mbledhja e radhës do të jetë të shtunën

Hartimi i strategjisë për ish-krerët e UÇK-së, Konjufca: Mbledhja e radhës do të jetë të shtunën

Vijojnë konsultimet për formimin e qeverisë së re në Izrael

Vijojnë konsultimet për formimin e qeverisë së re në Izrael