Pas Përparim Ramës edhe Arben Gashi shpreh ambicie për kryetar të LDK-së

Pas Përparim Ramës edhe Arben Gashi shpreh ambicie për kryetar të LDK-së

Pas Përparim Ramës edhe Arben Gashi shpreh ambicie për kryetar të LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka konfirmuar ambicien për të kandiduar për kryetar të Lidhjes Demokratike, ndërsa edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur gatishmërinë për të hyrë në garën për drejtimin e partisë.

Sponsor 3M Express

I ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Gashi u pyet nëse do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së.

Ai tha se gjasat janë maksimale që të kandidojë, nëse në parti zhvillohet një garë e mirëfilltë, e hapur dhe demokratike.

“Nëse nuk ka konsensus për ndonjë kryetar, hapet gara dhe do të jem. Nëse do të ketë konsensus paraprak, në kompromis nuk duhet të jemi destruktivë. Nëse hapet gara, do të jem kandidat”, deklaroi Gashi.

Me shprehjen e gatishmërisë nga Gashi dhe Rama, gara për drejtimin e LDK-së mund të përfshijë emra të tjerë, në varësi të mënyrës se si do të zhvillohen diskutimet brenda partisë dhe nëse do të arrihet një marrëveshje për konsensus apo do të hapet procesi i konkurrimit.

Lexo edhe

Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Topi i Artë 2027: Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe bëjnë lëvizje të hershme për të rrëzuar nga froni Harry Kane

Bebe Rexha nuk e harron zhgënjimin nga Grammy-t: “Meant to Be” e meritonte çmimin

Bebe Rexha nuk e harron zhgënjimin nga Grammy-t: “Meant to Be” e meritonte çmimin

Nga një gomë e vjetër në një kolltuk si në revistat e mobilimit

Nga një gomë e vjetër në një kolltuk si në revistat e mobilimit

Pas Përparim Ramës edhe Arben Gashi shpreh ambicie për kryetar të LDK-së | Momenti