Gazetari Vullnet Krasniqi në emisionin ‘Ora 7’ në Klan Kosova, tha se dyshon se raportet nga dy ministrisë lidhur me rastin tragjik të Arlinda Zekajt, nuk janë të mira dhe do të shfaqin në pah shumë probleme brenda institucioneve.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti do të duhej të dilte në konferencë, transmeton Klankosova.tv
“Meqenëse dy ministrat kanë vendosë me dalë në konferencë besoj se raporti nuk është bash i mirë, ka me qitë në pah shumë probleme brenda institucione. Nuk e kuptoj arsyen pse Kryeministri i ka lanë dy ministrat në Konferencë dhe nuk del ai… Megjithatë dy personat e duhur janë t’u dalë në konferencë” – tha Krasniqi.




