Pas debatit për ninullat tradicionale, Xhuli Nura tregon çfarë i këndon vajzës së saj: Qika jem, ty të ka nana mbretëreshë

Pasi u bë nënë e binjakëve, një djali dhe një vajze, Xhuli Nura ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nga jeta e saj si nënë.

Sponsor 3M Express

Përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ajo ka treguar se çfarë ninulle i këndon vajzës së saj, duke përcjellë një mesazh të veçantë për dashurinë, mbështetjen dhe rëndësinë e ndërtimit të vetëbesimit që në fëmijëri.

Krahas videos, Xhuli ka ndarë edhe një përshkrim, përmes të cilit ka theksuar se dëshiron që vajza e saj të rritet me besimin se mund të arrijë gjithçka që dëshiron në jetë.

roar-assets-auto.rbl.ms

“Qika jem, ty të ka nana gjithçka në botë. Vetëm kështu ia jap bazën e vetëbesimit që ajo me arritë në jetë, çka don që don”, ka shkruar ajo.

Por, përveç këtij mesazhi, Xhuli ka zbuluar edhe fjalët e veçanta që ia këndon vajzës si ninullë, duke e vënë theksin te dashuria dhe përkrahja e pakushtëzuar që dëshiron t’i ofrojë gjatë gjithë jetës.

“Kurse ninullat e vajzës tem a e din qysh janë? Qika jem, ty të ka nëna mbretëreshë, ty të ka nëna princeshë, ty të ka nana yll, ty të ka nëna jetë. Çka do që bohesh në jetë, nënën ki me pas gjithmonë mbrapa… Unë e di që e zoja”, ka deklaruar ajo në video.

roar-assets-auto.rbl.ms

Reagimi i saj vjen pas një paneli diskutimi në një televizion, ku u trajtua tema e padrejtësive ndaj vajzave që nga fëmijëria, përfshirë edhe mesazhet që përcillen përmes ninullave tradicionale.

Me këtë rast, Xhuli ka ndarë mënyrën e saj të veçantë të të kënduarit për vajzën, duke theksuar rëndësinë që ajo të rritet me vetëbesim.

Lexo edhe

Protestuesit paralajmërojnë se do të hyjnë në objektin e Qeverisë nëse nuk marrin përgjigje

Protestuesit paralajmërojnë se do të hyjnë në objektin e Qeverisë nëse nuk marrin përgjigje

Banka Botërore: Reformat mund të tërheqin 1.5 miliardë dollarë dhe të krijojnë 87 mijë vende pune në Kosovë

Banka Botërore: Reformat mund të tërheqin 1.5 miliardë dollarë dhe të krijojnë 87 mijë vende pune në Kosovë

ZKM pranon raportet për rastin e Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla dalin nesër në konferencë

ZKM pranon raportet për rastin e Arlinda Zekajt, Gërvalla dhe Sveçla dalin nesër në konferencë