Pas 27 vjetësh pritjeje, rivarroset Adem Ademi, viktimë e zhdukjes me dhunë gjatë luftës

Pas 27 vjetësh pritjeje, rivarroset Adem Ademi, viktimë e zhdukjes me dhunë gjatë luftës

Pas 27 vjetësh pritjeje, rivarroset Adem Ademi, viktimë e zhdukjes me dhunë gjatë luftës

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, njofton se sot, në Varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, është rivarrosur Adem (Fazli) Ademi, mjeku i mirënjohur, humanisti, veprimtari dhe kontribuuesi i luftës për lirinë e atdheut.

“Paraprakisht, në Mitrovicë u mbajtën homazhe pranë arkivolit dhe Akademia Përkujtimore. Pas 27 vjetësh pritjeje të dhimbshme, familjarë, miq, kolegë, bashkëveprimtarë, qytetarë dhe përfaqësues institucionalë u mblodhën për të nderuar jetën dhe veprën e Dr Adem Ademit, përkushtimin e tij ndaj profesionit, humanizmin dhe kontributin e çmuar për çështjen kombëtare. Doktor Adem Ademi u rrëmbye dhe u zhduk me dhunë nga forcat serbe më 19 prill 1999, së bashku me qytetarë dhe intelektualë të tjerë nga Mitrovica, Skenderaj dhe Vushtrria, të njohur si “Grupi i Intelektualëve””, njofton Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Sponsor 3M Express

Në këtë ditë dhimbjeje dhe nderimi, qëndrojmë pranë familjes Ademi dhe të gjitha familjeve që ende presin të mësojnë fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.

“Mirënjohje familjeve të viktimave të zhdukjes me dhunë dhe shoqatave familjare për qëndresën, dinjitetin dhe angazhimin e palodhshëm e bashkëpunimin në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë”, njofton Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera të angazhuara në këtë proces, mbetet i përkushtuar për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës dhe për të vërtetën e plotë.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

UEFA uron Shqipërinë për 28 Nëntorin, rikujton Evropianin historik që e pret në 2027

UEFA uron Shqipërinë për 28 Nëntorin, rikujton Evropianin historik që e pret në 2027

Dy danezët i japin fitoren e 11-të Lazios, Gattuso vazhdon marshimin drejt titullit!

Dy danezët i japin fitoren e 11-të Lazios, Gattuso vazhdon marshimin drejt titullit!

Skitarja Lara Colturi jashtë podiumit në SHBA, por vazhdon të dominojë Kupën e Botës

Skitarja Lara Colturi jashtë podiumit në SHBA, por vazhdon të dominojë Kupën e Botës