Futbollisti kosovar, Lirim Kastrati, është rikthyer sot në fushat e blerta pas një periudhe të gjatë jashtë aksionit për shkak të lëndimit.

Kastrati u aktivizua në minutat e fundit të përballjes mes Tiranës dhe kundërshtarit të saj në “El Clasicon” shqiptare, duke shënuar rikthimin e shumëpritur pas plot 253 ditësh mungesë.
Pas rikthimit, futbollisti publikoi një mesazh në faqen e tij zyrtare, ku falënderoi të gjithë ata që i qëndruan pranë gjatë periudhës së vështirë të rikuperimit.
Mungesa e gjatë e mbajti Kastratin larg fushës për më shumë se tetë muaj, ndërsa paraqitja e sotme shënon një hap të rëndësishëm në rikthimin e tij në futbollin aktiv.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali



