Parlamenti Evropian ul flamujt në gjysmështizë për viktimat e sulmit në Poloni

Parlamenti Evropian ul flamujt në gjysmështizë për viktimat e sulmit në Poloni

Parlamenti Evropian ul flamujt në gjysmështizë për viktimat e sulmit në Poloni

Parlamenti Evropian ka ulur flamujt në gjysmështizë në shenjë solidariteti me Poloninë, pas sulmit vdekjeprurës që la gjashtë persona të vdekur dhe 16 të plagosur.

Këtë e ka bërë të ditur presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e cila ka thënë se institucioni që ajo drejton i bashkohet Polonisë në zinë për viktimat, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Sponsor 3M Express

Ndërkohë, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Polonisë ka konfirmuar se në vend janë shpallur dy ditë zie kombëtare, të cilat do të mbahen të dielën dhe të hënën.

Zija vjen pas sulmit të së shtunës, në të cilin mbetën të vrarë gjashtë persona, përfshirë katër shtetas polakë, një shtetas britanik dhe një grua, shtetësia e së cilës ende nuk është bërë publike.

Nga sulmi u plagosën edhe 16 persona, ndërsa sulmuesi ndodhet në gjendje kritike. Dy zyrtarë policorë, të cilët gjithashtu u plagosën, janë në gjendje stabile, sipas raportimeve të mediave lokale.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Drenica dhe Drita synojnë këndelljen, formacionet zyrtare

Drenica dhe Drita synojnë këndelljen, formacionet zyrtare

Raportohet për shpërthime në jug të Iranit

Raportohet për shpërthime në jug të Iranit

Kane e ka një klauzolë të veçantë në kontratën e re me Bayernin, që ia lejon rikthimin te Tottenhami

Kane e ka një klauzolë të veçantë në kontratën e re me Bayernin, që ia lejon rikthimin te Tottenhami