Parlamentet studentore shqyrtojnë ofertën e Qeverisë për rritjen e shujtës studentore në 4.500 denarë

Parlamentet studentore ende janë duke e shqyrtuar ofertën e Qeverisë për rritjen e subvencionit mujor për shujtën në 4.500 denarë.

Sponsor 3M Express

Rritja u premtua pas takimit të fundit të studentëve me kryeministrin, Hristijan Mickoski dhe Ministren e Arsimit.

Vesna Janevska thotë se parimisht ka marrëveshje pasi një hap i tillë është në të mirën e të dyja palëve.

“ Parimisht mendoj që kemi marrëveshje, pres përgjigje nga studentët dhe nuk dyshoj se do ta pranojnë atë përgjigje dhe se, për kënaqësinë e të dyja palëve kjo qeveri do të jetë sërish me studentët, sepse ne i përkushohemi të rinjve”, deklaroi Vesna Janevska – Ministre e Arsimit.

Ndërkaq Kryeministri, Hristijan Mickoski, tha se pret versionin e studentëve, i cili është dashur të mbërrije që pas përfundimit të takimit.

“Ne ua sqaruam propozimin që e ka Qeveria dhe vlerësuam se ky propozim është shumë më i mirë se zgjidhja që e kanë tani, për çka ata u pajtuan. Tani presim përgjigje, na u premtua përgjigje të njëjtën ditë deri në mbrëmje, se do të marrim versionin e asaj që ata do të komunikojnë me kolegët. Nuk e morëm. Sot është dita e dytë dhe shpresoj se do ta marrim”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Sipas përllogaritjeve i bie që shujta javore të bëhet nga 140 denarë në 180. Nga modeli i shpallur pritet që fondet të përdoren përmes një shërbimi të posaçëm dixhital në aplikacionin “M – uslugi”, në vend të kartelave të pagesës aktuale. Po shqyrtohet gjithashtu mundësia që studentët të marrin zbritje shtesë për ushqimet te shitësit pjesëmarrës. Një nga arsyet për ndryshimin e propozuar në sistem është përdorimi i fondeve ekskluzivisht për ushqim dhe jo për produkte të tjera./Alsat.mk.

Lexo edhe

Valdeti hyn në BBVK 5 pa Valdrinën, si do t’ia dalë i vetëm në shtëpi?

Valdeti hyn në BBVK 5 pa Valdrinën, si do t’ia dalë i vetëm në shtëpi?

Valdrina poston foton e vjetër me Valdetin: Gati me shiku BBVK-në me burrë!

Valdrina poston foton e vjetër me Valdetin: Gati me shiku BBVK-në me burrë!

Nga The Voice of Germany në BBVK 5 (VIDEO)

Nga The Voice of Germany në BBVK 5 (VIDEO)

Parlamentet studentore shqyrtojnë ofertën e Qeverisë për rritjen e shujtës studentore në 4.500 denarë | Momenti