Paqartësitë e ligjeve për bizneset minerare|VIDEO

Paqartësitë e ligjeve për bizneset minerare|VIDEO

Paqartësitë e ligjeve për bizneset minerare|VIDEO

Problemet nisën pas miratimit të dy ligjeve në vitin 2023: Ligjit për Pronën Publike dhe atij për Pyjet. Zbatimi i tyre ka krijuar paqartësi se cili institucion ka të drejtë t’i japë pronat publike me qira dhe të lejojë shfrytëzimin e tyre.

“Kompanitë të cilat veçse kanë marrë lejen nga Qeveria e Kosovës për të operuar, vazhdojnë të mos munden me operu. Shkaku tash, le të themi, bllokade të re që po ndodh në Ministrinë e Bujqësisë. Pra ka të bëjë me vendimin që do të mund të nxjerrë atje sa i përket ndërrimit të destinimit të shfrytëzimit të asaj toke ku i jepet e drejta për me e shfrytëzu, dhe shumë biznese tashmë janë duke shqyrtuar mundësinë edhe të uljes së të punësuarve, po kemi edhe biznese që kanë paralajmëruar edhe falimentim”, tha Kushtrim Ahmeti, drejtor ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Sponsor 3M Express

Tafil Shala, pronar i një kompanie gurthuese në Lipjan, tregon se ishte kthyer nga diaspora për të investuar në Kosovë, me synim për të zhvilluar biznesin dhe për të kontribuar në ekonominë e vendit. Por pas vitesh investime, kompania e tij ka ndërprerë punën.

“Për momentin jam jashtë Kosove edhe më vjen keq, nëse vazhdon kështu do të largohemi përfundimisht. Qysh nuk ndalet puna? Me çka me, me çka me punu, me çka me zhvillu veprimtarinë kur nuk të jepen të drejtat, nuk të jepet kontrata prej Agjencionit Pyjor? Një dokument nuk e ki ti, nuk mundesh me zhvillu veprimtarinë. Na kemi pas deri në 70 punëtorë, nënkontraktorë kem shumë”, tha Tafil Shala.

“Ka biznes i cili e ka licencën deri në 2037-ën nga KPMM-ja dhe nuk ka më hapësirë ku me marrë. Ai ka konkurruar në institucionet përkatëse, të themi, për marrje të hapësirave të reja të vazhdimit të punës dhe nuk kanë dhënë ende asnjë përgjigje”, shtoi Kushtrim Ahmeti.

Nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë për RTK-në se kanë kompletuar kornizën ligjore për procedurat dhe kriteret për dhënien me qira dhe ndërrimin e destinimit të tokave pyjore. Sipas këtij dikasteri, të dhënat lidhur me pengesat në zbatimin e legjislacionit si dhe vonesat në aprovimin e lejeve duhet të kërkohen nga Agjencia e Pyjeve dhe Zyra për Administrimin e Pronës Publike. Nga Agjencia e Pyjeve nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërsa Zyra për Komunikim e Ministrisë së Drejtësisë i tha televizionit se projektligji është në fazën e shqyrtimit dhe harmonizimit, dhe se vëmendje të veçantë janë duke i kushtuar edhe qartësimit të përgjegjësive institucionale. Në programin qeveritar të siguruar nga televizioni del se qeveria ka planifikuar që projektligjin ta shqyrtojë më 30 prill të vitit të ardhshëm.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Surprizë sonte në Big Brother VIP Kosova, një vizitore hyn në shtëpi

Surprizë sonte në Big Brother VIP Kosova, një vizitore hyn në shtëpi

Dita e Alfabetit, Rama: Të mbrojmë Gjuhën Shqipe nga agresioni teknologjik

Dita e Alfabetit, Rama: Të mbrojmë Gjuhën Shqipe nga agresioni teknologjik

Ministria e Brendshme e Francës tronditet nga hetimet për rrjedhjen e informacioneve sekrete te ekstremi i djathtë

Ministria e Brendshme e Francës tronditet nga hetimet për rrjedhjen e informacioneve sekrete te ekstremi i djathtë