Pamja e re e Jennifer Lawrence ngjall diskutime, kirurgët spekulojnë për ndërhyrje estetike mbi 30 mijë dollarë
Pamja e fundit e Jennifer Lawrence ka nxitur diskutime në rrjetet sociale, ndërsa disa kirurgë plastikë kanë ngritur dyshime për ndërhyrje të mundshme estetike në fytyrën e aktores.

Tre specialistë, të cilët nuk e kanë trajtuar personalisht atë, kanë analizuar fotografitë e saj të fundit për Page Six.
Dy prej kirurgëve mendojnë se ndryshimet mund të lidhen me një ndërhyrje në qepallat e sipërme, të njohur si blefaroplastikë, dhe me ngritjen e vetullave.
Njëri prej tyre vuri re edhe një ndryshim të lehtë në pozicionin e vetullave.
Sipas vlerësimeve të tyre, këto procedura mund të kushtojnë rreth 15 mijë dollarë, ndërsa në klinikat e njohura në Los Angeles dhe Beverly Hills çmimi mund të kalojë 30 mijë dollarë (rreth 26 mijë euro).
Megjithatë, një kirurg i tretë ka një mendim më të rezervuar. Ai nuk përjashton mundësinë e një ndërhyrjeje në zonën e vetullave, por mendon se pamja e qepallave nuk tregon domosdoshmërisht shenja operacioni.
Sipas tij, ndryshimet mund të lidhen edhe me Botox-in, mbushësit estetikë ose trajtimet me lazer.
Jennifer Lawrence nuk ka konfirmuar nëse ka kryer ndërhyrje në qepalla apo vetulla.
Në një intervistë të fundit për The Cut, aktorja kishte folur hapur për një ndërhyrje në gjoks dhe kishte përmendur dëshirën për të bërë një ndërhyrje estetike në fytyrë në të ardhmen. /Telegrafi/




