Disa futbollistë të Barcelonës kanë rezerva ndaj mënyrës se si trajneri Hansi Flick e organizon rikuperimin e skuadrës, veçanërisht insistimit të tij që lojtarët të qëndrojnë në hotele ndërmjet ndeshjeve, raporton gazetari Xavi Hernandez Navarro i mediumit ARA.

Kjo çështje raportohet se u bë më e ndjeshme pas fitores 5-2 ndaj Real Betisit, kur kushtet e rënda atmosferike penguan kthimin e skuadrës me avion.
Flick vendosi që ekipi të kalonte natën në Sevilje, ndonëse kapitenët preferonin të prisnin në aeroport.
Skuadra u kthye në Barcelonë të nesërmen, ndërsa vetëm dy ditë më vonë udhëtoi drejt Parisit.
Pas humbjeve ndaj PSG-së dhe Real Madridit, Flick foli për mungesën e freskisë fizike te futbollistët.
Megjithatë, disa lojtarë mendojnë se qëndrimi në shtëpi, pranë familjeve dhe në ambientin e tyre të zakonshëm, mund të jetë më i dobishëm për rikuperimin sesa fjetja në hotel.
Kjo nuk është hera e parë që diskutohet kjo çështje në Barcelonë.
Ish-kapitenët Carles Puyol dhe Xavi kishin kërkuar më parë që të reduktoheshin qëndrimet e panevojshme të skuadrës jashtë shtëpisë./Telegrafi/




