Pak pasi policia ia arrestoi burrin, kunati kreu veprën – Policia jep detaje për rastin në Pejë

Pak pasi policia ia arrestoi burrin, kunati kreu veprën – Policia jep detaje për rastin në Pejë

Pak pasi policia ia arrestoi burrin, kunati kreu veprën – Policia jep detaje për rastin në Pejë

Një grua është gjetur pa shenja jete të shtunën mbrëma në fshatin Vitomiricë të Pejës, disa orë pasi Policia ishte njoftuar për një rast të dhunës në familje.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, rreth orës 19:00, Stacioni Policor është njoftuar për rastin e dhunës në familje, ndërsa viktima dhe bashkëshorti i saj janë intervistuar nga policia.

Bashkëshorti i viktimës është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, ndërsa gruaja, me vullnetin e saj, është dërguar në shtëpinë e saj në Vitomiricë.

Megjithatë, rreth orës 21:10, policia është njoftuar se e njëjta grua ishte gjetur pa shenja jete.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se vdekja e saj ka ardhur si pasojë e goditjeve me një mjet të fortë”, thuhet në komunikatën e Policisë transmeton Klankosova.tv.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka bërë të ditur se për rastin e dytë dyshohet një person tjetër, i cili, sipas informacioneve fillestare, është kunati i viktimës dhe ndodhet në arrati.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe lokalizimin e arrestimin e personit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale në Pejë.

Lexo edhe

Tri ditë para vrasjes, gruaja në Vitomiricë të Pejës kërkoi veprime urgjente ndaj institucioneve

Tri ditë para vrasjes, gruaja në Vitomiricë të Pejës kërkoi veprime urgjente ndaj institucioneve

Kërkoi mbrojtje nga shteti, Prokuroria nis hetimet pas letrës së Arlinda Zekajt

Kërkoi mbrojtje nga shteti, Prokuroria nis hetimet pas letrës së Arlinda Zekajt

Tri ditë para vrasjes mizore, Arlinda Zekaj kërkoi veprime urgjente ndaj zyrtarëve – Prokuroria tregon çfarë ndërmori

Tri ditë para vrasjes mizore, Arlinda Zekaj kërkoi veprime urgjente ndaj zyrtarëve – Prokuroria tregon çfarë ndërmori