Pak para seancës gjyqësore dyshohet se e kërcënoi kundërshtarin në telefon – Eroll Pushkolli përfundon në mbajtje për 48 orë

Një seancë gjyqësore mes dy personave ka marrë një rrjedhë tjetër në Fushë Kosovë, pasi njëri prej tyre ka denoncuar se ishte kërcënuar nga pala tjetër, pak para se të hynin në gjykatë. Dy ditë pas raportimit, personi i dyshuar është ndaluar nga Policia.

Sponsor 3M Express

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për Eroll Pushkollin, i cili dyshohet se ka kanosur G.A gjatë një bisede telefonike, më 28 tetor.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, G.A ishte paraqitur atë ditë në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, ku kishte deklaruar se kishte një seancë gjyqësore me Pushkollin.

Mirëpo, pak para hyrjes në seancë, mes tyre ishte zhvilluar një bisedë telefonike, gjatë së cilës, sipas denoncimit të Arifit, Pushkolli e kishte kërcënuar.

Pas kësaj, Arifi e kishte raportuar rastin në Polici, ku ishte intervistuar në cilësinë e të dëmtuarit.

Por zhvillimi tjetër ka ardhur dy ditë më vonë.

Të premten, më 30 tetor, rreth orës 16:00, Eroll Pushkolli është paraqitur në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, ku është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës, nën dyshimin për veprën penale “Kanosja”.

Pas intervistimit dhe konsultimit me organet kompetente, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ende nuk dihet përmbajtja e saktë e kërcënimit të pretenduar dhe as natyra e kontestit gjyqësor mes palëve.

Rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente, ndërsa përgjegjësia eventuale penale e të dyshuarit mbetet për t’u përcaktuar gjatë procedurës.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të Aflatoksinës B1

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Kosovari bie nga skela në Gjermani, dërgohet me helikopter në spital

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Si i kushtuan Mbappes 28 pikë për Topin e Artë: Tri vende që nuk i dhanë asnjë pikë francezit

Pak para seancës gjyqësore dyshohet se e kërcënoi kundërshtarin në telefon – Eroll Pushkolli përfundon në mbajtje për 48 orë | Momenti