Pajaziti: Rreth 30% e votuesve kanë dalë në Medvegjë (VIDEO)

Pajaziti: Rreth 30% e votuesve kanë dalë në Medvegjë (VIDEO)

Pajaziti: Rreth 30% e votuesve kanë dalë në Medvegjë (VIDEO)

Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ka bërë të ditur se pjesëmarrja e qytetarëve në votime në komunën e Medvegjës sillet rreth 30 për qind.

Sponsor 3M Express

Pajaziti theksoi se këto shifra i referohen të dhënave të fundit nga terreni, duke shtuar se numri i përgjithshëm i votuesve në këtë komunë mbetet i ulët.

Dalja në komunën e Medvegjës, edhe atje rreth 30% duket se kanë dalur, nga të dhënat që i kemi para dy orëve. Mirëpo atje numri mund të themi nuk është i përfillshëm për shkak se është numër shumë i vogël, domethënë janë gjithsej rreth 4 mijë qytetarë që jetojnë atje dhe kjo nuk është se mund ta ndryshojë rezultatin në njërën apo tjetrën anë”, ka thënë Pajaziti.

Kjo deklaratë vjen në kontekstin e shqetësimeve të vazhdueshme për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Medvegjë, proces ky që është cilësuar vazhdimisht si spastrim administrativ dhe etnik.

Duke folur për ecurinë e përgjithshme të zgjedhjeve në Serbi, Pajaziti deklaroi se pritet një dalje rekord që mund të arrijë deri në 70 për qind, mes një gare të ngushtë ndërmjet partisë në pushtet (SNS) dhe opozitës/listës së studentëve, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tij, pikërisht ky polarizim rrit peshën e përfaqësuesve shqiptarë.

Ai gjithashtu theksoi se të drejtat që kërkojnë shqiptarët janë standarde themelore demokratike dhe ndërkombëtare, ndonëse niveli i të drejtave të pakicave në Serbi mbetet larg atyre që gëzon komuniteti serb në Kosovë.

 

Lexo edhe

E dhimbshme: Ky është Çlirim Aliu, 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në rrugën Prishtinë–Ferizaj

E dhimbshme: Ky është Çlirim Aliu, 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në rrugën Prishtinë–Ferizaj

Mbyllen vendvotimet në Serbi, mbi 67% pjesëmarrja deri në orën 19:00

Mbyllen vendvotimet në Serbi, mbi 67% pjesëmarrja deri në orën 19:00

Zhvillimet në Tiranë: Protestuesi i lënduar dërgohet në Itali (VIDEO)

Zhvillimet në Tiranë: Protestuesi i lënduar dërgohet në Itali (VIDEO)

Pajaziti: Rreth 30% e votuesve kanë dalë në Medvegjë (VIDEO) | Momenti