Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka njoftuar se në Pejë po vazhdojnë punimet në projekt, ku 135 njësi banesore tashmë kanë hyrë në fazën finale të ndërtimit.
“Punimet po avancojnë edhe në Istog, Podujevë dhe Gjilan. Ndërkohë, kemi iniciuar procedurën e prokurimit për lidhjen e kontratës në Kamenicë, si dhe jemi në fazën e hartimit të projekteve për Shtime dhe Obiliq”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli ka njoftuar gjithashtu se në buxhetin e vitit 2027 janë ndarë 23.5 milionë euro për projektet e banimit të përballueshëm dhe social, si dhe për banimin social adekuat.
Burimi: RTKLive





