Fundjavën e kaluar u mbajt sfilata e shumëpritur e Victoria’s Secret për vitin 2026, ku në pasarelë u shfaqën disa nga emrat më të njohur të industrisë.

Me paraqitjet e tyre, modelet tërhoqën vëmendjen e publikut, duke prezantuar krijimet e markës së njohur të të brendshmeve.
Përveç veshjeve dhe paraqitjeve glamuroze, këtë herë vëmendje të veçantë kanë marrë edhe fotografitë e realizuara gjatë sfilatës.
Në një kohë kur filtrat digjitalë dhe editimi i fotografive janë bërë pjesë e zakonshme e rrjeteve sociale, imazhet e paedituara ofrojnë një pasqyrë më të natyrshme të pamjes së modeleve.
Fotografitë e publikuara nga agjencitë fotografike tregojnë modelet pa ndërhyrje, duke u dhënë ndjekësve mundësinë të shohin më nga afër pamjen e tyre gjatë sfilatës, larg filtrave dhe përpunimeve që shpesh përdoren në fotografitë e modës.
Këto imazhe sjellin një këndvështrim më realist të paraqitjes së modeleve në pasarelë dhe dallimet mes fotografive të paedituara dhe atyre që shohim zakonisht në rrjetet sociale.
Më poshtë janë fotografitë e paedituara të modeleve nga sfilata e Victoria’s Secret për vitin 2026:
Ashley Graham
Ashley
Gigi Hadid
Gigi
Barbara Palvin
Barbara
Devyn Garcia
Devyn
Adriana Lima
Adriana
Alessandra Ambrosio
Alessandra
Bella Hadid
Bella
Precious Lee
Precious
/Telegrafi/




