OVL-UÇK bën homazhe në Prekaz, Jashari kërkon shfuqizimin e Gjykatës Speciale

OVL-UÇK bën homazhe në Prekaz, Jashari kërkon shfuqizimin e Gjykatës Speciale

OVL-UÇK bën homazhe në Prekaz, Jashari kërkon shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), së bashku me përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, kanë bërë homazhe në Prekaz, në nderim të dëshmorëve të kombit, në Ditën e Flamurit.

Sponsor 3M Express

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, pas homazheve ka deklaruar se festat kombëtare nuk po shënohen siç duhet, për shkak të mbajtjes në Hagë të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Edhe sot, këto festa nuk shënohen për ne si duhet, për arsye sepse krerët e ushtrisë shqiptare të Kosovës janë padrejtësisht në Hagë. Unë dua nga ky vend, do t’ju thoja, përfaqësueseve të institucioneve nuk vlen vetëm të vijnë e të bëjnë deklarata në këtë vend të shenjtë, tek varrezat e dëshmorëve, por të veprojnë në detyrat dhe pozicionet që i kanë marrë, sepse kanë përgjegjësi morale, njerëzore dhe kombëtare…

Sot nga këtu dua t’ju bëj thirrje, deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës, që thirrët një seancë sa më shpejt dhe vetëm të votohet dhe të shfuqizohet gjykata speciale, ajo gjykatë politike, ku morën një vendim politik të dënojë krerët rëndë dhe goditi, siç e kemi thënë në vetë luftën e lavdishme të ushtrisë shqiptare të Kosovës, goditi në shtetësinë e Kosovës”, ka deklaruar Jashari.

Lexo edhe

Çitaku nga Prekazi: Lufta për liri s’është krim, Kosova e pavarur është kryevepra e Adem Jasharit

Çitaku nga Prekazi: Lufta për liri s’është krim, Kosova e pavarur është kryevepra e Adem Jasharit

“Kushdo që thotë vazhdo punën, arrestohet” – përplasje verbale mes Përparim Ramës dhe komandantit Fatmir Balaj

“Kushdo që thotë vazhdo punën, arrestohet” – përplasje verbale mes Përparim Ramës dhe komandantit Fatmir Balaj

Musseti hero, Italia në finale të Davis Cup

Musseti hero, Italia në finale të Davis Cup

OVL-UÇK bën homazhe në Prekaz, Jashari kërkon shfuqizimin e Gjykatës Speciale | Momenti