Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka deklaruar se dhuna ndaj grave nuk fillon në momentin e vrasjes, por shumë më herët, përmes kontrollit, kërcënimeve, fyerjeve dhe normalizimit të dhunës në shoqëri.

Duke folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt, Osmani tha se letra e lënë nga viktima duhet të shërbejë si thirrje për reflektim shoqëror dhe institucional.
Ajo theksoi se kontrolli ndaj grave, mosrespektimi i vendimeve të tyre dhe mungesa e përgjegjësisë për dhunën mund të krijojnë kushte që ajo të përshkallëzohet.
Osmani paralajmëroi edhe për rrezikun e normalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve ndaj grave, duke vlerësuar se fyerjet dhe kërcënimet që kalojnë pa reagim mund ta bëjnë agresorin të ndihet i papenguar.
Sipas saj, dhuna nuk duhet të trajtohet si çështje private dhe as të justifikohet nga shoqëria, por duhet të kundërshtohet qartë përpara se të përshkallëzohet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




