Osmani: UÇK-ja është krenari kombëtare, jo instrument i linçimit politik

Osmani: UÇK-ja është krenari kombëtare, jo instrument i linçimit politik

Osmani: UÇK-ja është krenari kombëtare, jo instrument i linçimit politik

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është krenari kombëtare dhe nuk duhet të përdoret si instrument i linçimit politik.

Sponsor 3M Express

Në një reagim lidhur me debatet për ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, Osmani ka thënë se lufta çlirimtare meriton nderim të përhershëm, por ka kundërshtuar, siç e ka cilësuar ajo, përpjekjet për monopolizimin e kësaj historie.

“UÇK-ja është krenari kombëtare, jo instrument linçimi politik. Ajo meriton nderim të përhershëm sepse ishte betimi i përgjakur i një populli që sakrifikoi gjithçka për liri”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se drejtësia e qëndrimeve politike nuk duhet të matet me duartrokitjet e turmës apo me intensitetin e sulmeve, ndërsa ka pretenduar se, pas kthimit të ligjit, propaganda mbeti pa argumente.

Sipas Osmanit, për të mbuluar të vërtetën, është zgjedhur linçimi politik ndaj LDK-së, të cilën e ka cilësuar si partinë që i vuri themelet e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë në Kosovë.

Ajo ka kundërshtuar gjithashtu krahasimet e LDK-së me Listën Serbe dhe akuzat se kjo parti e urren UÇK-në.

“Partinë e Ibrahim Rugovës e barazuat me Listën Serbe, me grupin kriminal që kreu agresion ndaj Kosovës, e madje na akuzuat se e urrejmë UÇK-në”, ka deklaruar ajo.

Osmani ka theksuar se mbrojtja e luftës çlirimtare nuk duhet të ngatërrohet me përpjekjet për ta përvetësuar atë politikisht.

Në fund të reagimit, ajo ka vënë në pah kontributin e figurave historike të Kosovës, duke përmendur komandantin e UÇK-së, Adem Jasharin, dhe ish-presidentin Ibrahim Rugova.

“Por mos e ngatërroni mbrojtjen e luftës me monopolizimin e saj. Nëse ka një të vërtetë që duhet ta kujtojmë gjithmonë, është kjo: krenaria jonë më e madhe është një histori që bashkon Adem Jasharin, Komandantin e UÇK-së, me Ibrahim Rugovën, Komandantin Suprem të luftës sonë çlirimtare. Secili në rrugën e vet, i shërbyen idealit të lirisë së Kosovës”, ka shkruar Osmani.

“Kjo është historia jonë. E përbashkët! E shenjtë! Dhe atë askush nuk ka të drejtë ta përvetësojë”, ka përfunduar ajo./Telegrafi/

Lexo edhe

Klinika e Onkologjisë pranon mungesën e Palbociclibit: Planifikimi u bë për gjysmën e pacientëve

Klinika e Onkologjisë pranon mungesën e Palbociclibit: Planifikimi u bë për gjysmën e pacientëve

Bayern Munich del me reagim zyrtar pasi Kompany u dërgua me urgjencë në spital

Bayern Munich del me reagim zyrtar pasi Kompany u dërgua me urgjencë në spital

Sulm me armë zjarri pranë Parisit, PNAT hap hetim për terrorizëm me prapavijë raciste

Sulm me armë zjarri pranë Parisit, PNAT hap hetim për terrorizëm me prapavijë raciste